×
  • Vip
  • Vip

    E hoqi nga Instagrami, Selena Gomez tregon nëse ka mosmarrëveshje me Dua Lipën

    FrontOnline
    04 Tetor 2023

    Selena Gomez ka folur për thashetheme se ajo ka mosmarrëveshje me Dua Lipën pasi e bëri ‘unfollow’ në Instagram.

    31-vjeçarja – seriali Hulu i së cilës Only Murders In The Building u rinovua për një sezon të katërt – kishte shumë fansa që pyesnin veten se çfarë ndodhi kur vunë re se ajo kishte hequr ndjekjen e artistes 28-vjeçare në Instagram në qershor.

    Selena vendosi që më në fund të fliste për këtë pasi ajo u shfaq në kopertinën e edicionit të fundit të “Fast Company”.

    Ish-ylli i Disney shpjegoi: “Ishte një aksident”, shkruan DailyMail.

    “Sapo pastroja disa nga Instagrami im. Pastaj dikush më thirri dhe më tha: ‘Çfarë ndodhi me Dua-?”, tha Selena.

    Menjëherë pas kësaj, Selena e mbështeti publikisht Duan si për të treguar se nuk kishte asnjë mosmarrëveshje mes tyre.

    Ajo postoi një foto mahnitëse me një fustan me model fluturash “Versace” me mbishkrimin: “Një moment i vogël Versace/Dua”.

    Javë më parë Selena la pas krahëve një tjetër grindje teksa mbështeti me kënaqësi këngën e ardhshme të Miley Cyrus , “Used To Be Young”, pasi njoftoi se do të lëshojë gjithashtu muzikë të re në të njëjtën ditë.

    Themeluesja e “Rare Beauty” ndau një klip nga një episod i Hannah Montana ku ajo portretizoi rivalen e Cyrus, Mikayla Skeech, në serinë e suksesshme të kanalit Disney.Ajo gjithashtu shtoi tekst poshtë videos dhe u shkroi 427 milionë fansave dhe ndjekësve të saj: “Miley Cyrus dhe unë të dy kemi një single së shpejti dhe do të publikojmë në të njëjtën ditë”.

    “Ne kemi qenë mikesha që kur kemi qenë të vogëla”, shtoi Gomez.

    Këngëtarja e “Flowers” gjithashtu përdori InstaStoryn në Instagram për të ripostuar të njëjtin klip dhe shtoi një mesazh të sajin mbështetës për Gomez.

    Më 24 gusht, aktorja e “Only Murders In The Building” u shfaq në rrjetet sociale dhe i befasoi fansat kur zbuloi se do të lansonte muzikë të re.

    Single “Soon” – i cili është prodhuar nga Benny Blanco dhe Cashmere Cat – vjen pas publikimit të remix-it të saj hit, “Calm Doën”, me Rema vitin e kaluar në 2022.

    Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit
    Nga Rubrika
    Vip09 Tetor 2024
    Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova duket se po vjen më shpejt se që po prisni. Data se kur do...
    Vip09 Tetor 2024
    “X Factor Albania”, talent show i famshëm, do të rinisë shpejt (sipas website-t të Tv Klan) dhe duket se ka nisur puna...
    Vip09 Tetor 2024
    Dikur pjesë e UÇK-së në frontet e luftës, sot afarist i suksesshmën në Gjermani, Albert Bucolli me fjalë emocionuese ia kushton të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Zyrtarët amerikanë po paralajmërojnë që uragani “Milton”pritet ta godas Floridën të mërkurën mbrëma ose të enjten herët në mëngjes. Parashikimet janë se...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka deklaruar pr Front Online, se sot janë ekzekutuar pagat edhe për punëtorët e arsimit...
    Lajme09 Tetor 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës duke ia caktuar masën e arrestit shtëpiak në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Lufti Haziri, ish-kryetar i Komunës së Gjilanit, ka kritikuar mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit, duke theksuar se kjo është një ndërhyrje...
    Lajme09 Tetor 2024
    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar lidhur me përgjimet që u publikuan mes shefes së grupit...
    Vip09 Tetor 2024
    Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova duket se po vjen më shpejt se që po prisni. Data se kur do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.