×
  • Vip
  • Vip

    Hollivudi fillon të përgatitet gradualisht për daljen nga greva

    FrontOnline
    26 Shtator 2023

    Producentët e emisioneve televizive filluan të punojnë për episode të reja të hënën, hapat e parë për të rifilluar aktivitetin në Hollivud, pasi skenaristët arritën një marrëveshje paraprake për t’i dhënë fund grevës së tyre gati pesë-mujore.

    Shoqata e Skenaristëve të Amerikës (WGA), e cila përfaqëson rreth 11,500 skenaristë filmash dhe televizioni, arriti të dielën një marrëveshje paraprake trevjeçare me studiot kryesore.

    Marrëveshja duhet të miratohet tani nga drejtuesit dhe anëtarët e sindikatës. Ndërsa aktorët vazhdojnë grevën, emisionet televizive mund të rifillojnë punën sapo skenaristët e tyre të marrin dritën jeshile të Sindikatës për t’u kthyer në punë në ditët ose javët në vijim.

    “The Drew Barrymore Show”, një emision i drejtuar nga aktorja Drew Barrymore synon të rifillojë transmetim në tetor, tha një burim me që ka dijeni për planet.

    Barrymore kishte ngjallur reagime të ashpra kur njoftoi se do të rifillonte transmetimin në mes të shtatorit, një vendim që ajo e anuloi.

    Përfaqësuesit e emisioneve të orëve të vona si “Saturday Night Live” dhe “The Tonight Show with Jimmy Fallon” nuk kanë komentuar se kur do të rifillojnë transmetimet.

    Serialët televizivë nuk do të mund të rifillojë xhirimet derisa sindikata e aktorëve SAG-AFTRA të arrijë një marrëveshje me studiot. Aktorët hynë në grevë në korrik, duke kërkuar paga më të larta dhe kufizime për përdorimin e inteligjencës artificiale në ekran./VOA

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Vip09 Tetor 2024
    Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova duket se po vjen më shpejt se që po prisni. Data se kur do...
    Vip09 Tetor 2024
    “X Factor Albania”, talent show i famshëm, do të rinisë shpejt (sipas website-t të Tv Klan) dhe duket se ka nisur puna...
    Vip09 Tetor 2024
    Dikur pjesë e UÇK-së në frontet e luftës, sot afarist i suksesshmën në Gjermani, Albert Bucolli me fjalë emocionuese ia kushton të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Zyrtarët amerikanë po paralajmërojnë që uragani “Milton”pritet ta godas Floridën të mërkurën mbrëma ose të enjten herët në mëngjes. Parashikimet janë se...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka deklaruar pr Front Online, se sot janë ekzekutuar pagat edhe për punëtorët e arsimit...
    Lajme09 Tetor 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës duke ia caktuar masën e arrestit shtëpiak në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Lufti Haziri, ish-kryetar i Komunës së Gjilanit, ka kritikuar mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit, duke theksuar se kjo është një ndërhyrje...
    Lajme09 Tetor 2024
    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar lidhur me përgjimet që u publikuan mes shefes së grupit...
    Vip09 Tetor 2024
    Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova duket se po vjen më shpejt se që po prisni. Data se kur do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.