×
  • Lajme
  • Lajme

    Afër 6500 banorë të Shalës së Bajgorës përfitojnë nga rrjeti i ri

    FrontOnline
    30 Qershor 2023

    Bukurive natyrore të Shalës së Bajgorës, e cila shtrihet në rrëzat e Kopaonikut, po i shtohet edhe investimi i KEDS në largpërçuesin e Shalës dhe degëzime tjera të rrjetit shpërndarës.

    Në këto male të mbuluara me lisa të gjatë e me turbina të erës në majat e larta, gjarpëron Ibri në njërën anë dhe Llapi në anën tjetër. Marrë parasysh lartësinë e madhe mbidetare, intervenimi nga ekipet tona ishte gjithmonë i vështirë në rast të prishjeve ose mirëmbajtjeve preventive. Tashmë, i gjithë rrjeti i ri në gjatësi prej 2.9 km dhe me 50 shtylla të betonit, është i pozicionuar skaj rrugës. Kjo lehtëson qasjen e ekipeve tona në kryerjen e detyrave dhe intervenimeve më të shpejta.

    Qëllimi i këtij investimi nga i cili do të përfitojnë afro 6500 banorë të kësaj ane, është furnizimi kualitativ për secilin konsumator dhe evitimi i ndërprerjeve të paplanifikuara.

    Eliminimi i linjës aktuale dhe të vjetërsuar në këtë zonë, si dhe ndërtimi i linjës së re, do të ofrojë më shumë siguri në furnizim për të gjithë konsumatorët tanë në Shalë. Kjo parashihet të jetë zgjidhje jashtëzakonisht e favorshme, sidomos gjatë dimrit, ku për shkak të borës së madhe dhe ndikimit të faktorëve tjerë atmosferikë, ndërprerjet ishin të shpeshta e intervenimi tepër i vështirë.

    Investime të tilla janë tregues që KEDS mbetet gjithmonë i përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më të mira në rrjetin distributiv. Tash e 10 vjet, angazhimi ynë i përditshëm është furnizimi i sigurt dhe kualitativ i energjisë elektrike. KEDS aktualisht ka mbi 250 projekte investive në implementim anekënd Kosovës.

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Lajme09 Maj 2024
    Në vazhdën e aktiviteteve për nderë të Ditës së Evropës, Zyra e BE-së në Kosovë dhe Komuna e Prishtinës, kanë mbajtur një...
    Lajme09 Maj 2024
    Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, po shënon Ditën e Evropës në sheshin kryesor të Prishtinës ku u mbajtën disa aktivitete për këtë ditë....
    Lajme09 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Gordana Silanovska-Davkova, për zgjedhjen si presidente e Maqedonisë së Veriut. Osmani mes tjerash potencoi se...
    Të tjera
    Vip09 Maj 2024
    Këngëtarja kosovare, Teuta Selimi ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, dy herë brenda 48 orëve, duke e denoncuar fillimisht bashkëshortin e...
    Sport09 Maj 2024
    Shqipëria dhe Serbia kanë kërkuar zyrtarisht organizimin e Kampionatit Evropian në futboll për grupmoshën deri në 21 vjeç, në vitin 2027. Federata...
    Sport09 Maj 2024
    New York Knicks ka shënuar fitore ndaj Indiana Pacers me shifrat 130-121, në kuadër të playoff-it në NBA. Kështu me këtë rezultat...
    Sport09 Maj 2024
    Kampionia olimpike dhe tashmë trajnerja Majlinda Kelmendi feston sot ditlëindjen e 33-të. Kelmendi bëri krenar gjithë Kosovën dhe vendet ku janë shqiptarët...
    Vip09 Maj 2024
    Egla shpërtheu mbrëmë në lot pas një debati me Julin dhe Meritonin, nga i cili thotë se ishte rënduar me fjalët e...
    Bota/Rajoni09 Maj 2024
    Një shofer 42 vjeçar nga Dellçeva ka humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën kryesore Makedonska Kamenicë – Vinicë. Automjeti që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.