×
  • Lajme
  • Lajme

    Szunyog për Ditën e Evropës: Të punojmë dhe t’i rregullojmë edhe më mirë raportet ndërmjet Kosovës dhe BE-së

    FrontOnline
    09 Maj 2024

    Në vazhdën e aktiviteteve për nderë të Ditës së Evropës, Zyra e BE-së në Kosovë dhe Komuna e Prishtinës, kanë mbajtur një aktivitet argëtues për fëmijë në sheshin “Zahir Pajaziti”.

    Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, kërkoi më shumë punë e angazhim për t’i rregulluar më mirë “raportet ndërmjet Kosovës dhe BE-së”.

    “Jam shumë i lumtur që ndodhem me ju këtu sot për të festuar 9 Majin, Ditën e Evropës e gjithashtu jam i lumtur që e përfaqësojë BE-në dhe për të gjithë ambasadorët që gjenden këtu edhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Gjithashtu më pëlqej shumë që të shoh të gjitha këto stade të bukura edhe për zyrën e BE-së dhe EULEX-in të gjitha që ndodhin brenda një vendi. Mendoj se sot është dita të festojmë edhe pas kësaj dite të relaksohem dhe që nga nesër të punojmë dhe t’i rregullojmë edhe më mirë të gjitha raportet mes Kosovës dhe BE-së”, tha Szunyog.

    Kurse kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se shpreson që Kosova shumë shpejt do ta ketë një shtëpi dhe t’i bashkohet Bashkimit Evropian.

    “Shpresoj, lutem që edhe Kosova shumë shpejt ta ketë një shtëpizë këtu pra ti bashkohet BE-së. Sepse ne faktikisht vetëm se jemi evropian, edhe me sjellje edhe me kulturë edhe më të gjitha kështu që e meritojmë që të jemi pjesë e saj”, tha Rama.

    “Jemi këtu në qendër të kryeqytetit në Prishtinë, në zemrën e Kosovës ku edhe po e festojmë ditën e Evropës së bashku me ambasadorin Szunyog edhe me një numër të madh të ambasadorëve të shteteve të ndryshme evropiane ku siç po e shini është një atmosferë e ngazëllyer me përplot fëmijë, qytetarë të moshave të ndryshme këtu. Duke u kënaqur në qendër të Prishtinës. Kemi një numër edhe këtu të shtëpizave të vendeve të ndryshme të Evropës për secilin qytetarë që ende nuk e ka shfrytëzuar mundësin për të udhëtuar ne Evropë edhe me shiju artin, kulturën, gastronomin, ushqimet e ndryshme që i kanë shtet e ndryshme mundën me ardh këtu sot edhe me shiju edhe atë aspekt”, tha ai. /EO

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2024
    Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka bërë të ditur sot se rruga Prishtinë- Gjilan nuk është e qarkullueshme për shkak...
    Lajme20 Maj 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mori pjesë në përurimin e renovimit të Klinikës së Onkologjisë në Prishtinë. Vitia tha se pacientët tani...
    Lajme20 Maj 2024
    600 mijë euro është kostoja e renovimit të Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Bashkë me renovimin është...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Qeveria ka mbajtur mbledhjen elektronike në të cilën e ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit me Danimarkën për shfrytëzimin e Institucionit...
    Lajme20 Maj 2024
    Mbrëmë në orët e vona ka pasur reshje të mëdha të shiut në Prishtinë. Si rezultat i tyre, disa lagje në Prishtinë...
    Kronika20 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e dhunës në familje që ka ndodhur ditën e diel. Në raportin e policisë...
    Lajme20 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, në një prononcim për FrontOnline e konsideron skandaloze udhëheqjen e Qeverisë nga kryeministri Albin Kurti. ‘’Kemi skandale...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif ka shpallur ditë zie për vdekjen e presidentit iranian Ebrahim Raisi në një aksident me helikopter. “Unë...
    Kronika20 Maj 2024
    Një burrë nga Peja ka kansur verbalisht gruan e tij, ku edhe ka tentuar ta sulmoj atë. Pas intervistimit të të dyshuarit,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.