×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Escobar dhe Lajçak po na vijnë me kërkesa të Serbisë

    FrontOnline
    08 Qershor 2023

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për agjencinë e njohur të lajmeve The Associated Press, ku është ankuar për njëanshmëri ndaj Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian dhe për tolerancë, siç ka theksuar ai, të regjimit autoritar të Serbisë.

    “Ne besojmë që duke u sjellur mirë me një autokrat nuk e bën atë më të mirë. Është e kundërta”, ka deklaruar Kurti.

    Gjatë intervistës, Kurti është ankuar se si emisarët nga SHBA dhe BE (Escobar dhe Lajçak), po i shkojnë në takime me kërkesa të Serbisë.

    “Po vijnë te ne me kërkesa të palës tjetër”, ka thënë ai për AP-në.

    Kurti ka insistuar që forcat speciale policore të Kosovës nuk mund të zvogëlohen me prani në veri, përderisa bandat serbet nuk largohen nga vendi apo nuk arrestohen nga Policia e Kosovës.

    Ai e ka akuzuar Beogradin për orkestrimin e dhunës në veri.

    Kurti ka thënë se fuqitë perëndimore nuk duhet ta ‘lëmojnë’ Beogradin. Ai ka thënë se Beogradi është rrënja e problemit në Ballkanin Perëndimor.

    Po ashtu, duke folur për zgjedhjet e reja në veri, Kurti ka thënë se ato duhet të organizohen mirë, me kampanja fer, si dhe t’u paraprijë një proces de-kriminalizimi në veri.

    Ndërkohë, sot, ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se SHBA-të kanë një problem me Albin Kurti. Ai ka thënë se nuk është më i sigurt nëse Kurti mund të konsiderohet partner i shtetit amerikan. /GazetaExpress

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeshefi i Ngrohtorës “Termokos”, Fisnik Osmani, ka njoftuar se Xhamia e Madhe, që është në ndërtim e sipër do të kyqet. Osmani...
    Lajme04 Maj 2024
    Inspektorati i Prishtinës gjatë ditës së shtunë ka parandaluar tentim uzurpimin e hapësirës së përbashkët të banorëve në lagjen Dardania, nga një...
    Lajme04 Maj 2024
    Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre ishin të kërkuar...
    Të tjera
    Sport04 Maj 2024
    Erik Ten Hag nuk ka dyshime për qëndrimin e tij te Manchester United. Trajneri holandez foli për "Viaplay" për thashethemet për të...
    Sport04 Maj 2024
    Arsenali ka arkëtuar edhe tri pikë të arta në garën për titull të kampionit në Premier League. ‘Topçinjtë’ mundën Bournemouth, me rezultat...
    Lajme04 Maj 2024
    Ministri i Bujqsisë, Faton Peci, duket se i kontrollon në detaje komentet që i bëhen në faqen e tij në “facebook”. Ai...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka ngritur shqetësimin në lidhje me rrugën Prishtinë-Mitrovicë. Krasniqi...
    Lajme04 Maj 2024
    Se Medvegja nuk është vetëm e dëshmonedhe fakti se për herë të parë në historinë e re të saj një zavendësministër i...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu- Shoshi, është shprehur se kryeministri Albin Kurti nuk po i kërkohet asgjë më shumë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.