×
  • Lajme
  • Lajme

    Serwer-Kurtit: Propozoje një statut për Asociacionin

    FrontOnline
    08 Qershor 2023

    Daniel Serwer, profesor veteran dhe njohës i mirë i Ballkanit Perëndimor, ka shkruar një opinion, të titulluar “Më pak shkopinj, më shumë karrota”. Në këtë shkrim, të botuar në “Peacegare.net”, profesori Serwer ka komentuar situatën e fundit në veri të Kosovës dhe marrëdhënien e trazuar të Qeverisë Kurti dhe ShBA-së e BE-së.

    Ai ka përshkruar situatën aktuale, duke theksuar se Kosova është një shoqe e sinqertë e ShBA-së dhe BE-së. Tutje, profesori amerikan ka këshilluar kryeministrin kosovar, Albin Kurti, në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Sipas tij, Kurti duhet t’u tregojë serbëve në veri se çka fitojnë me bashkëpunimin me autoritetet e Kosovës.

    “Kryeministri duhet t’u tregojë serbëve në veri të Kosovës se çfarë mund të fitojnë, ose duke lejuar kryetarët e komunave të zënë vendet e tyre që u takojnë, ose duke mbajtur zgjedhje të reja. Ai duhet të propozojë një statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pa kompetenca ekzekutive. SHBA dhe BE duhet t’i tregojnë Kurtit se çfarë mund të fitojë duke filluar negociatat për Asociacionin.” – shkruan ai.

    Në shkrimin e tij, profesori amerikan është kritikë ndaj qasjes së bashkësisë ndërkombëtare perëndimore karshi Serbisë. Megjithatë, ai e thekson

    “Prishtina nuk ka mundësi të kthehet ka Rusia apo Kina. Kryeministri Kurti ka refuzuar kërkesat e BE-së dhe SHBA-së, të cilat ai beson se do të kufizojnë sovranitetin e vendit dhe do të kërcënojnë integritetin e tij territorial. Por ai ka nevojë për mbështetjen perëndimore që Kosova të mbijetojë dhe të lulëzojë.” – shkruan tutje Serwer.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës. Prokuroria ka bërë të ditur se ngjarja ka...
    Lajme01 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zv.kryeministrin Besnik Bislimin dhe ministat e udhëheqësit e institucioneve dhe dikastereve relevante nesër, e enjte,...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.