×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli: Rama gjithmonë është interesuar për Kosovën, ka arsye të fortë për propozimin e Asociacionit

    FrontOnline
    08 Qershor 2023

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, beson se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka arsye të fortë pasi e propozoi një draft-statut, për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, të cilin ua dorëzoi Kancelarit gjerman  Olaff Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

    Pacolli në “Five”, tha se Rama gjithmonë është interesuar që të gjejë zgjidhje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    Po ashtu, ai theksoi se në shumicën e rasteve propozimet e kryeministrit Rama kishin qenë të duhura, teksa shtoi se beson se propozimin e fundit e ka bërë në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare.

    “Besoj që Edi Rama, ka pasur një arsye të fortë të dalë me një deklaratë të tillë, të thotë që pa u konsultuar me askënd ka përgatitur një draft-statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, më ka befasu shumë, duhet të shikohet cila është arsyeja. Rama gjithmonë ka qenë i interesuar për një zgjidhje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë, është angazhuar kudo. Në cdo takim që kemi pas aty ka qenë Edi Rama, pikë kryesore të diskursit e ka pasur Kosovën, zgjidhjen e problemit të Kosovës.

    “Ai gjithmonë ka pasur kritika ndaj punës apo udhëheqësve të Kosovës, shumicën e rasteve me arsye, ndonjëherë pa arsye. Por në fund të fundit pothuajse gjithmonë ka pasur të drejtë. Për këtë të fundit nuk mund të përgjigjem çka e nxiti mu tani të del me një propozim të tillë. Besoj që ai mund të jetë në lidhje me faktorin ndërkombëtar”, ka thënë ai.

    Black Friday në NimiTV | 13 muaj abonim për vetëm 6€ muaji
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë në Prishtinë, por të lindur në qytete tjera, të regjistrohen...
    Lajme05 Maj 2024
    Abdullah Haradinaj del shpesh në parkun e Gërmisë. Gjatë ecjes këndej, i ka rënë të shohë edhe gjarpërinj, por nuk është ndier...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Albana Koçiu ka reaguar për ngjarjen e në Shkodër, ku një nënë me tre...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.