×
  • Lajme
  • Lajme

    15 ushtarë të plagosur të KFOR-it kthehen në Itali, Ristuccia u uron shërim të shpejtë

    FrontOnline
    05 Qershor 2023

    Personeli ushtarak italian i dislokuar me misionin e NATO/KFOR-it, i plagosur gjatë protestës së paprovokuar në veri të Kosovës, u transportua përsëri në Itali.

    Përveç 11 ushtarëve italianë, të cilët u plagosën në sulmet e paprovokuara kundër njësive të KFOR-it të dislokuara në komunën e Zveçanit më 29 maj, ishin edhe 8 ushtarë të tjerë nga kontingjenti italian i Komandës Rajonale Perëndimore të stacionuar në Pejë, referuar për lëndime të lehta, përcjell klankosova.tv.

    Sot, 15 nga 19 trupat janë kthyer në Itali dhe janë transferuar në spitalin ushtarak italian “Celio” (ROLE 4) për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Të tjerët do të shërohen në infermierinë mjekësore të KFOR-it në Shtabin e KFOR-it dhe janë planifikuar që së shpejti të kthehen në detyrat e tyre.

    Ushtarët e regjimentit të 9-të janë lënduar gjatë përmbushjes së detyrës së tyre, duke u ndërhyrë mes palëve, në përputhje të plotë me mandatin e KFOR-it, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999.

    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka takuar ushtarët italianë në Aeroportin e Prishtinës, për t’i uruar edhe një herë shërim të shpejtë dhe të plotë.

    Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO qëndron plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij të OKB-së dhe në sigurimin e kornizës së sigurisë të nevojshme që dialogu i udhëhequr nga BE-ja të ecë përpara për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për Ditën e Pavarësisë. “Në Ditën e Pavarësisë së...
    Lajme27 Prill 2024
    Për Kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemin, shqetësuese vazhdon të mbetet trajtimi i punëtorëve teknikë, të cilët janë...
    Lajme27 Prill 2024
    Frank Schwabe, kryetar i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës, ka folur për gjasat e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ministri i Bujqësisë i Ukrainës, Mykola Solskyi është arrestuar, pasi është i dyshuar për korrupsion në vlerë miliona dollarësh. Ai po përballet...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Mitrovicës, njëherësh edhe kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka kujtuar Masakrën e Mejës ku 367 civilë...
    Sport27 Prill 2024
    Rënia Sheffield United nga Premier League është konfirmuar të shtunën pas humbjes 5-1 në ndeshjen kundër Newcastle United. Megjithatë trajneri Chris Wilder...
    Lajme27 Prill 2024
    Dhuna në familje, nuk është problem vetëm në Kosovë, kjo po ndodh edhe në Shqipëri. Atje pothuajse çdo ditë arrestohet një person,...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Qytetarët e jo Mickoski, janë ata që do të vendosin nëse BDI-ja do të shkojë në opozitë. Ky ka qenë mesazhi i...
    Lajme27 Prill 2024
    Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Shumë dëshmorë dhanë jetën pë liriné...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.