×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Trusti i bllokuar, që tre muaj pa bord

    FrontOnline
    05 Qershor 2023

    Janë bërë tre muaj prej kur Trusti është bllokuar në mungesë të anëtarëve të bordit të cilëve u ka skaduar mandati që nga fundi i shkurtit. Opozita, zvarritjen e procesit po e konsideron si tentim për ta kapur këtë institucion.

    Janë bërë tre muaj prej që është bllokuar Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, pasi nga fillimi i marsit ky institucion është pa bord.

    Për këta anëtar janë hapur dy konkurse dhe i fundit ka zgjatur deri më 5 maj.

    Në ndërkohë, Komisioni përzgjedhës që përbehet nga Ministri i Financave, Guvernatori i BQK-së dhe Auditorja e përgjithshme akoma nuk ka vendosur për këta emra.

    E është BQK që paktën ka dhënë shpresa që kjo situatë është në proces.

    “Ju njoftoj se Komisioni për Përzgjedhje është në proces të përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës-FKPK. Puna e Komisionit për Përzgjedhje, pritet të përfundojë së shpejti dhe do të komunikohet në pajtim me dispozitat e aplikueshme ligjore”, thonë nga BQK-ja.

    Këtë e ka konfirmuar edhe vet Ministri i Financave, Hekuran Murati i cili i ka thënë televizionit Dukagjini që emërimi i anëtarëve të bordit është në proces.

    Ndërsa nga institucioni i Auditorit të përgjithshëm nuk kanë dhënë përgjigje konkrete për ecurinë e procesit.

    “Lidhur me kërkesën tuaj  ju lutem t’i drejtoheni  Bankës Qendrore si bartëse e procesit. Auditorja e Përgjithshme i përgjigjet të gjitha kërkesave sipas përgjegjësive të përcaktuara me ligj”.

    Por, gjithë kjo shtyrje e këtij procesi për tre muaj sipas anëtarit të Komisionit për Buxhet, Mergim Lushtaku po bëhet që ky institucion të kapet nga pushteti.

    “Guvernatori tash është me Ushtrues detyre, një ushtrues detyre i cili është zgjedhur anëtar i bordit të BQK-së e i cili ka qenë më herët edhe kandidat i Vetëvendosjes, shihet qartë që ka një lidhje që donë të politizojnë dhe të kapin me të vërtetë institucionet publike”, ka thënë deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku.

    Në momentin kur kishte skaduar mandati i anëtarëve të trustit, Fondi i Kursimeve Pensionale kishte dal me deklaratë duke thënë se mungesa e Bordit Drejtues ia pamundëson institucionit të ndërmarrë çfarëdo vendimi për investimin e mjeteve pensionale, si për investimet e mjeteve pensionale jashtë Kosovës ashtu edhe për ato brenda Kosovës.

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në...
    Lajme08 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kohë pas kohe...
    Lajme08 Maj 2024
    James O’Brien njofton për diskutime të rëndësishme me Escobar dhe Lajçak për koordinimin e strategjive për të çuar përpara Kosovën dhe Serbinë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Nga nesër veç më mund të shpallim koalicionin e ndryshimit mes VMRO-së dhe VLEN, këtë e tha në sheshin e Tetovës Bilall...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Janë numëruar më shumë se 76% e votave në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Është duke prirë kandidatja e VMRO Gordana...
    Lajme08 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishte një diskutim përmbajtësor në World Affairs Council në...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    KSHZ ka publikuar rezultatet e para për zgjedhjet presidenciale. Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 62 për qind e votave të numëruara...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Kandidati për president Stevo Pendarovski në një konferencë për media pas zgjedhjeve e pranoi humbjen dhe përgëzoi Siljanovskën dhe VMRO-DPMNE-në për fitoren...
    Sport08 Maj 2024
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes kthyese mes Real Madridit dhe Bayern Minuchut. Skuadrat kanë shkuar në pushim me rezultat 0-0,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.