×
  • Lajme
  • Lajme

    Rakiq ia parqet tri kërkesa zyrtarit të BE-së për ndërprerjen e protestave në veri

    FrontOnline
    31 Maj 2023

    Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka njoftuar se në një takim me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të BE-së për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Përbashkët, Charles Fries, atij i ka parashtruar tri kërkesa lidhur me zgjidhjen e çështjes në veri të Kosovës.

    Rakiq ka njoftuar se nga zyrtari  BE-së ka kërkuar që të lirohen dy serbët e burgosur për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.  Ai gjithashtu ka kërkuar tërheqja e forcave të njësisë speciale të policisë nga ndërtesat komunale në veri.

    “Kryetarët e zgjedhur në mënyrë jolegjitime nuk duhet të vijnë në ndërtesat komunale në veri”, ka thënë Rakiq.

    Ai ka deklaruar se pas përmbushjes së këtyre kërkesave, kërkojnë tërheqjen e të gjitha njësive speciale të Policisë së Kosovës nga i gjithë territori i veriut dhe fillimin e formimit të Asociacionit.

    Në takim zyrtarit të BE-së, Fries, me krerët e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq ishin të pranishëm edhe shefat e misioneve të EULEX-it dhe BE-së në Kosovë. /Telegrafi

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Të premten, Policia e Kosovës u ka gjetur armëmbajtje pa leje dhe posedim të paautorizuar të narkotikëve dy personave në fshatin Obranq...
    Lajme04 Maj 2024
    Adelina Nitaj, zyrtare nga Banka Botërore, ka folur rreth trashëgimisë së grave në Kosovë, një çështje që vazhdon të preukopojë shoqërinë. Duke...
    Lajme04 Maj 2024
    Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Spitalin e Prizrenit, ku një grua shtatzënë ka humbur jetën. Zëdhënësi i Policisë së...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kreu i Institutit ESI, Gerald Knaus, ka thënë se janë disa shtete anëtare të Këshillit të Europës që po përgatiten të bllokojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Për më shumë se 10 vite, ekskavatorë e kamionë gjenden në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë. Punimet në këtë rrugë, shpesh herë janë ndërprerë, ndërsa...
    Lajme04 Maj 2024
    Gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, ka publikuar një shkrim se si Kosova mund të jetë shteti i parë në botë...
    Lajme04 Maj 2024
    Rreth 12 mijë metra kub ujë janë dëmet që janë kalkuluar nga shkyçjet ilegale të ujit nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU)...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Në Shkup rreth orës 01:39 pas mesnatës është regjistruar tërmet me magnitudë 1.9 shkallë. Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kohë më parë kritikoi Prokurorinë Speciale rreth “mospunës” në rastet e krimeve të luftës. Këtyre kritikave i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.