×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani – zyrtarit të lartë të BE-së: Bandat kriminale të Vuçiqit kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës

    FrontOnline
    30 Maj 2023

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm për Paqe, Siguri dhe Mbrojtje në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), z. Charles Fries, i shoqëruar nga Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Ëigemark.

    Ndër të tjera, në takim u diskutua për progresin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, me ç’rast Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e Republikës së Kosovës për integrimin euroatlantik. Ne veçanti, Presidentja ka informuar Z. Fries për progresin e bërë në fushën e sundimit të ligjit, që përfshinë edhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe për reformat demokratike dhe për përafrimin e plotë të politikës së jashtme dhe të sigurisë me atë të BE-së. Tutje, Zëvendës Sekretari Fries vlerësoi lart bashkërendimin e Kosovës për dënimin publik dhe sanksionet kundër Rusisë si dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj Ukrainës.

    Presidentja Osmani dhe Zëvendës Sekretari Fries diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në veri të Republikës së Kosovës. Presidentja ka përsëritur dënimin e fuqishëm për sulmet e strukturave ilegale serbe të shndërruara në banda kriminale kundër policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve. Presidentja Osmani ka potencuar se këto banda kriminale, të mbështetura nga Vuçiqi, kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe të gjithë rajonit, prandaj veprimet e tyre të rrezikshme duhet të dënohen nga të gjithë.

    Tutje, Presidentja Osmani vuri theksin në nevojën e koordinimit me partnerët ndërkombëtarë, si hap i domosdoshëm në mënyrë që të sigurohet paqe dhe stabilitet afatgjatë në vend e rajon, ndërsa ka përmendur rëndësinë e sundimit të ligjit dhe përballjen me drejtësinë për bandat kriminale dhe veprimet e tyre të kundërligjshme.

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....
    Lajme04 Maj 2024
    Prej orës 18:00, të gjithë ata që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane, mund të shohin nëse janë fitues të përzgjedhjeve për të...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu, bashkë me pjesëtarët e RDK-së kanë bërë një aksion simbolik në Ferizaj. Duke portretizuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.