×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi është vegël e Albin Kurtit dhe e Martin Berishës

    FrontOnline
    20 Prill 2023

    Shefi i GP-së së PDK-së, Abelard Tahiri, deklaroi se PDK nuk do të qëndrojë në seancë sepse sipas tij është e pakuptimtë të diskutohen çështje të tjera kur iu mohohet një debat parlamentar për arrestimet e djeshme.

    Tahiri ka kërkuar raportimin e ministres, për arrestimin e Krasniqit. Gjithashtu ka theksuar se në komisionin hetimor parlamentar kanë nxjerrë në pah një seri keqpërdorimesh të kryeshefit të KEK-ut.

    “Është hera e parë që KEK drejtohet nga një zyrtar i lartë i një partie politike. Pra nga drejtuesi i komitetit për energji të LVV-së, Nagip Krasniqi, personi në fjalë është arrestuar dje. Në kuadër të komisionit hetimor parlamentar që kemi punuar për 6 muaj, kemi njxerrë në pah një mori të abuzimeve e keqpërdorimeve të kryeshefit të KEK. Pra njëjti ka subvencionu fatura të energjisë lektrike pa vendim të bordit,  drejt një kompanie private si KESCO dhe KEDS, ka negociu tendera njëburimor si drejtues i kompanisë energjetike më të madhe në vend, i njëjti ka ushtru ndikim mbi personat zyrtarë, i njëjti ka pas konflikt interesi, të gjitha këto janë raportuar në kuadër të komisionit hetimor parlamentar”, tha Tahiri.

    Tahiri u shpreh se Nagip Krasniqi kishte lidhje direkte me kryeministrin Kurti.

    “E kemi pa një tëndencë të vazhdueshme të Qeverisë, për të mbrojtë një person jashtëzakonisht të fuqishëm edhe në kuadër të komisionit e kemi pa fuqinë e tij politike dhe atij nuk i bënte përshtypje fare as Zyra e Rregullatorit të Energjisë, as ministrja e Energjisë, as debatet parlamentare sepse kishte një lidhje direkte me kryeministrin Kurti dhe ndjente një siguri të fuqishme, pikërisht në abuzimet që i bënte në vazhdimësi dhe kur ne i thonim sesi vepron një kryeshef i KEK në kundërshtim me zyrën e e rregullatorit të Energjisë Elektrike, ai thoshte kështu jam unë, jan rregullat që i përcaktoj unë sepse unë e drejtoj KEK”, tha ai, transmeton express.

    Tahiri paralajmëroi se në vijim do të denoncojnë keqpërdorimet, “me një seri shkeljesh si drejtues i KEK”, tha ai për Krasniqin.

    Më pas tha se Krasniqi është vegël e ambasadorit Martin Berishaj e kryeministrit Albin Kurti.

    |”Ajo që është kupola e krejt kësaj e ka një emër, është Martin Berisha, i cili ka menaxhu me tendera njëburimore. Z.Krasniqi është vegël e Albin Kurtit dhe Martin Berishës në këtë proces, i cili është shkëputë nga ky zingjir që do të jetë e pamundshme që të lidhet dhe të vazhdojë ky abuzim”, tha ai.

    I njëjti bëri thirrje që ambasadori Berisha të thirret para drejtësisë.

    “Ambasadori në fjalë e menaxhon këtë krim në kuadër të energjisë, Martin Berishaj të sillet para drejtësisë dhe të jap përgjegjësinë për abuzimet me energjinë”, tha ai.

    “Nuk do të vazhdojmë të qëndrojmë në seancë, sepse është e pakuptimtë, kur na mohohet një debat parlamentar për arrestimet e djeshme”, përfundoi ai.

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Enver Haliti, deputet nga Lëvizja  Vetëvendosje (VV), ka deklaruar se rritja e pagave nuk ka qenë një premtim i qeverisë, por ka...
    Lajme13 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit në  fillim të mandatit ka thënë se ai nuk ka ardhur në pushtet me premtimet për rritje të pagave,...
    Lajme13 Shtator 2024
    Pamflete me mbishkrime kërcënuese janë shfaqur mbrëmë gjatë natës në veri të vendit, një ditë pas aktakuzës së Prokurorisë Speciale për rastin...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Një burrë është arrestuar në fshatin Kçiq të Mitrovicës pasi te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pushkë me 30 copë...
    Lajme13 Shtator 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme po tenton ta bëjë Drejtor Ekzekutiv të Agjensionit të Menaxhimit të Emergjencave, Genc Metaj i cili është...
    Lajme13 Shtator 2024
    Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, duket se e ka shijuar një të pasdite bashkë me kolegun e tij nga partia e Kuvendi,...
    Lajme13 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, gjatë qëndrimit në Huston të Teksasit, ka takuar kryetarin e...
    Lajme13 Shtator 2024
    Policia e Kosovës në mëngjesin e sotëm ka rrethuar objektin e Komunës së Mitrovicës, pasi dikush e ka lënë një valixhe aty....
    Lajme13 Shtator 2024
    Në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, është raportuar se mbrëmjen e së mërkurës një person i dyshuar përmes kanosjes kishte grabitur nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.