×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gazetari shqiptar nga Lugina: As Kurti e as Vuçiq nuk do ta respektojnë marrëveshjen e Ohrit

    FrontOnline
    01 Prill 2023

    Jeton Ismaili, është gazetar në Luginën e Preshevës që tash e sa vjet përcjell sektorin e e politikës.

    Ai ka thënë zor se kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti, por edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, do ta çojnë deri në fund marrëveshjen e dakorduar në Ohër.

    Për këtë ka dhënë disa arsye të forta.

    Sipas tij, në Serbi pritet që të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme.

    “Po zakonisht të gjitha marrëveshjet që janë arritur në Ballkan, pa marrë parsysh a kanë qenë ato rreth luftës në Bosnje, Kroaci, secila nga palët i ka paraqiur para opinionit të vet si fitore, ndoshta edhe kur nuk i ka konvenuar asaj pale, ngjashëm po ndodh edhe këtu. Për dallim nga marrëveshjet e tjera këtu nuk kemi një firmosje apo një nënshkrimin, edhe pse disa nga përfaqësuesit ndërkombëtar po trumbetojnë se vet dakordimi i asaj është pranim nga të dyja palët”, thotë ai.

    Megjithatë, shton ai, në bazë të raportimeve, por edhe më tej pas takimeve të Ohrit, që sipas tij, ka rëndësi është taktizimi që po bën presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, jo vetëm për të mos të nënshkruar marrëveshjen, por edhe për të blerë kohë për mos të implementuar atë.

    “Dhe tani ka një radhitje, edhe amabsadori i SHBA në Serbi, Christofer Hill, por edhe pala serbe, thonë se fillimisht se duhet të themelohet Asoaciacioni dhe pastaj të zbatohen pikat tjera të marrëveshjes. Dhe kjo në njëfar mënyrë lë hapësirë për blerjen e kohës nga presidentj Vuçiq, ngase unë mendoj se do të shkoj shumë kohë në draftet që do të paraqeiten, sepse sipas të gjtiha gjasave, palët do të negocionjë edhe draftet e Asoaciacionit. Nuk do të ketë një draft ‘merre ose lerë’ dhe këtu do të kaloj shumë kohë dhe këtu mund të presim zhvillime politike, sidomos në Serbi, ngase opinion publik në Kosovë e di, se presidenti aktual i Serbisë ka filluar me të ashtuquajturën Lëvizja Popullore dhe ai tani ka mitingje në gjitha qarqet e Serbisë dhe nga analistët e pavarur të Serbisë, ata pak që janë, thuhet se kjo është njëfar mënyrë përgatitje për zgjedhje të parakohshme që do të mbahen në Serbi. E, ato do të mbahen me gjasë kur Vuçiqi do të jetë në zor të madh për çështjen e Kosovës dhe do të shkohet në zgjedhje të reja, kështu që është mëse evidenet se pala serbe në krye me presidentin është duke blerë kohë, dhe jo vetëm me zhvillimet që kanë ndodhur me Kosovën, por edhe rreth zhvillimeve të luftës në Ukrainë , dhe si do të rrejdh cikli i zgjedhjeve të ardhshme në SHBA, krejt këto mua më çojë në një përfundim se nga bisedimet e Ohrit nuk ka shumë që për të dëshiruar dhe jam shumë ekspetik se do të zbatohet diçka nga ajo që është folur në atë takim 12 orësh në Ohër”, thotë ky gazetar, raporton Gazeta Blic.

    KEDS njofton për punime në rrjet, në këto komuna do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në periferi të Tiranës. Siç bën me dije policia, rreth orës 19:20, në...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Të paktën 56 persona kanë humbur jetët si pasojë e përmbytjeve që kanë prekur shtetin jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul....
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Zyrtarëve të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara u është dashur të ndalojnë ndërtimin e një skele që lehtëson dërgimin e ndihmave humanitare...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.