×
  • Vip
  • Vip

    Elsa Lila flet për herë të parë për arrestimin dhe akuzat për përfshirje në një grup kriminal në Itali

    FrontOnline
    31 Mars 2023

    Në mars të vitit të kaluar, këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Elsa Lila u arrestua në Itali me akuzat se ishte e përfshirë në një grup kriminal dhe trafikim droge.

    Ajo ishte arrestuar bashkë me 12 persona të tjerë dhe sipas raportimeve të media italiane, Lila mbante llogarinë e grupit të trafikut të drogës.

    Por, ajo u lirua pak javë më vonë, duke u rikthyer edhe në muzikë, por për të bërë vetëm së fundmi një rrëfim për gjithçka që ka ndodhur dhe arrestimin e saj.

    E ftuara e Mira Kazhanit, Elsa ka rrëfyer eksperiencën e arrestimit, të cilën ajo e ka përshkruar si të tmerrshme.

    “Atë mëngjes të tmerrshëm, 16 mars 2022 ndërkohë që unë flija paqësisht në orën 5 të mëngjesit, flija së bashku me vajzën time përqafuar, më paraqiten në shtëpi 7 policë të armatosur deri në dhëmbë. Përdhunojnë shtëpinë time deri në detaje dhe gjejnë vetëm libra, vepra arti, instrumente muzikore dhe lodra fëmijësh. Më shihnin si të çuditur, sepse kërkonin diçka në shtëpinë time që nuk ekzistonte dhe unë i pyesja vazhdimisht, u thoja: “Çfarë po kërkoni në radhë të parë nga unë dhe çfarë po kërkoni këtu”? “Këtu nuk ka asgjë”. Një proces verbal ku rezultonin të sekuestruar vetëm celulari im dhe iPad-i i vajzës time. Çdo gjë ishte absurde. Pra nuk gjendet asgjë në shtëpinë time. Nuk gjendet asgjë në telefonin tim. Nuk gjendet asgjë përsa i përket figurës time. Nuk kishte asgjë në lidhje me figurën time, por përsëri ata duhet të ekzekutonin urdhrin për të më çuar atje ku më çuan, ka treguar e përlotur Enca.

    Ndërsa, për javët që i kaloi në burg që ajo tha se ishte një ‘eksperiencë gati kafshërore’, artistja u shpreh se po shkruan edhe një libër ku do t’i tregoj të gjitha në detaje.
    “Nuk dua të flas për dy javët e izolimit, sepse ka qenë një eksperiencë gati kafshërore, jo njerëzore. Po mundohem të përmbledh gjithë këto kujtime dhe histori në një libër. Po shkruaj një libër dhe do t`i tregoj më në mënyrë të detajuar në këtë libër”, tha këngëtarja.

    “Kisha një refren që ishte: “Jam e pafajshme”! Nuk kam reshtur së thëni këtë gjë. “Ju lutem më kuptoni, jam e pafajshme”. Jam futur atje brenda pa avokat, sepse kurrë në jetën time nuk më është dashur një avokat për jetën që kam bërë. Nuk kam pasur nevojë. Avokatin e kam takuar pas tre javëve. Është një rast i rrallë, sepse zakonisht më tregojnë se kur ndodhin këto gjëra, avokati ka të drejtë të shkojë të takojë klientin e tij menjëherë. Unë e kam takuar pas 3 javëve, e para sepse nuk kisha një avokat dhe deri sa u gjet nga miqtë e mi dhe nga familja ime të cilët ishin jashtë këtij lloj ambienti dhe ka qenë e vështirë dhe për ta që të gjenin dikë të ndershëm që të më ndihmonte”, shpengoj tutje ajo.

    Por, Elsa tha se edhe pas lirimit ajo kaloj një periudhë të vështirë duke qëndruar e izoluar për shkak të krizave të panikut.

    “Liria ime u rifitua, por zbulova që mbasi njeriu mbyllet me forcë në një vend për shumë kohë, kur del prej atij vendi fillon sindroma e mbylljes dhe nuk jam as e para dhe as e fundit. Pastaj u informova për këtë, u ndihmova për këtë. Unë për një kohë të gjatë mbas kësaj nuk dilja dot rrugëve të Romës. Nuk dilja dot nga shtëpia. Më kapnin kriza paniku dhe vazhdoja mbylljen. Vazhdoja të isha në burg në shtëpi, sepse kisha frikë të dilja dhe nuk e kuptoja as se nga se kisha frikë”, përfundoi ajo.

    Ndryshe, Elsa u rikthye pas 25 vitesh në skenën e madhe të Festivalit të RTSH-së si konkurrente ku edhe u shpall fituese e edicionit të 61-të. /Telegrafi/

    One Stop Shop i Petrol Company, një market ndryshe në Kosovë
    Nga Rubrika
    Vip06 Maj 2024
    Vetëm pak orë na ndajnë nga spektakli i “Eurovision 2024”, i cili mbledh artistët nga e gjithë Evropa. Eurovizioni sivjet do të...
    Vip06 Maj 2024
    Një nga miqtë e Princeshës Catherine (Kate Middleton) dhe të Princit William ka folur për problemet nëpër të cilat po kalon familja...
    Vip06 Maj 2024
    Këngëtarja shqiptare, Dhurata Dora po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së saj të fundit, “Sheqer”. Artistja zbuloi përmes një storie në...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar me rastin e Ditës së Goranëve. Këtij komuniteti, Kurti u ka thënë se kanë dhënë...
    Sport06 Maj 2024
    Sulmuesi i Arsenalit, Kai Havertz, ka thënë që po kënaqet te Arsenali nën drejtimin e Mikel Artetës. Ishi i Chelseas u transferua...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua gjatë ditës me drejtorin ekzekutiv të Institutit Tony Blair për Ndryshim Global, Ryan Wain. Zyra...
    Lajme06 Maj 2024
    Anëtarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me diskutimet rreth largimit të emisarit amerikan, Gabriel Escobar. Ajo thotë se kur propaganda...
    Lajme06 Maj 2024
    Nënkryetarja e  LDK-së, Hykmete Bajrami, ka renditur sipas saj dështimet e Qeverisë Kurti dhe ka kritikuar atë. Deputetja e LDK-së,  përmes një...
    Lajme06 Maj 2024
    Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër, ku një nënë 39 vjeçare dyshohet se është vetëmbytur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.