×
  • Lajme
  • Lajme

    Përmes një videoje, MD rendit sukseset që arriti përgjatë dy viteve

    FrontOnline
    31 Mars 2023

    Ministria e Drejtësisë në krye me ministren, Albulena Haxhiu ka rënditur sukseset e saj përgjatë dy viteve.

    Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Haxhiu ka folur për reformat e arritura në sistemin e drejtësisë duke thënë se në dy vitet e fundit, Komisioni i Venecias ka dhënë dritën e gjelbër për Vettingun në drejtësi, është realizuar Byroja për konfiskim në përputhje me opinionet e Komisionit të Venecias, është funksionalizuar Gjykata Komerciale.

    “Në periudhën dyvjeçare janë miratuar mbi 70 projektligje dhe akte të Ministrisë së Drejtësisë dhe janë nxjerrë 244 vendime nga Ministrja Haxhiu. Hapa tërëndësishëm janë marrë në reformat në drejtësi përfshirë Vetingun, luftën ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, adresimin e dhunës në familje dhe me bazë gjinore si dhe adresimin e krimeve të luftës”, thuhet në videon e publikuar.

    Krahas kësaj, Haxhiu ka deklaruar se janë kursyer rreth 100 milionë euro nga dy fitoret e Republikës së Kosovës në Arbitrazhin Ndërkombëtar dhe se MD-ja është angazhuar në aktivitete për parandalimin dhe adresimin e rasteve të dhunës  në familje.

    Për këtë të fundit, ministrja Haxhiu ka thënë se janë miratuar katër akte të rëndësishme. MD thotë se ka hapur dyert e saj për 1600 qytetarë.

    “Mbi 1600 qytetarë janë pritur në Ministrinë e Drejtësisë dhe kanë drejtuar shqetësimet e tyre përmes komunikimit elektronik sepse i kemi dyert e hapura për qytetarët, sepse ne ju shërbejmë atyre.

    Sa i përket raportit me media, MD thotë se ka ofruar përgjigjet e saj në pyetjet e dërguara nga mediat, tërsisht.

    Për fund, Haxhiu ka deklaruar se mbetet akoma punë për tu bërë dhe për këtë, MD në krye me Haxhiun është në rrugë të mbarë.

    Së fundmi, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që ta shpallë të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, ligj ky i cili ishte kërkuar të rivlerësohej nga deputetët e PDK-së dhe të LDK-së.

    Nga ana e Haxhiut, kjo ishte konsideruar si interes indiviudal i antarëve të KPK-së.

    “Për Gjykatën Kushtetuese më i rëndësishëm është interesi individual i antarëve të KPK-së dhe atë jo të gjithëve, por disa prej tyre, sesa interesi i përgjithshëm, sesa ndalimi i korporatizmit në një insitutcion të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, për vet sistemin prokurorial, për vet sistemin e  drejtësisë në përgjithësi”, kishte deklaruar ajo.

    Ndërkaq, pika e vendimit të parë u cilësua nga ana e Haxhiut si “paradoksale”.

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.