×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Lavrov: Nëse Perëndimi nuk do të ishte përfshirë, lufta do të kishte përfunduar

    FrontOnline
    31 Mars 2023

    Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, ka akuzuar Perëndimin për zgjatjen e luftës në Ukrainë, pasi sipas tij pa ndihmën e tyre konflikti do të kishte përfunduar shumë kohë më parë.

    Ai tha se një gjë të tillë e pranon edhe vetë Ukraina, e cila i bënë thirrje vazhdimisht Perëndimit ta furnizojë me armë sepse përndryshe do ta humbasin luftë. Lavrov tha se kjo tregon se Perëndimi është pjesëmarrës i drejtpërdrejte në konflikt.

    “Siç thonë vetë udhëheqësit ukrainas, nëse nuk vazhdojnë të furnizojnë Ukrainën me armë gjithnjë e më agresive, atëherë ata do ta humbin luftën. Dhe ky është një pranim karakteristik, që do të thotë vetëm një gjë: Perëndimi është pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në këtë luftë. Pa të, konflikti do të kishte përfunduar shumë kohë më parë dhe kërcënimet që nga fillimi i grushtit të shtetit në 2014 kanë qenë të varura mbi të gjithë popullsinë rusisht-folëse të vendit të quajtur Ukrainë do të ishin eliminuar”, theksoi Lavrov.

    Ministri rus vazhdoi më tej të akuzonte edhe qeverinë ukrainase të cilën ai e quajti “naziste”, se ishte ndihmuar nga Perëndimi për të shkatërruar gjithçka ruse në territorin e saj. Ai shtoi se Rusia nuk do ta tolerojë më Perëndimin i cili sipas tij me metoda naziste ka shpallur një luftë hibride kundër Federatës Ruse./FrontOnline/

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i ka numëruar 90 për qind të votave për zgjedhjet kuvendare. Prej tyre partia që më shumë ka...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Presidenti aktual i vendit Stevo Pendarovski e pranoi humbjen dhe i përgëzoi fituesit. Ai përmendi gjithashtu se ndërgjegjja e atyre që nuk...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Kreu i UNRWA-së, Philippe Lazzarini ka thënë se spitalet e mbetura funksionale dhe pompat e ujit nuk do të mund të funksionojnë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Nga nesër veç më mund të shpallim koalicionin e ndryshimit mes VMRO-së dhe VLEN, këtë e tha në sheshin e Tetovës Bilall...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Janë numëruar më shumë se 76% e votave në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Është duke prirë kandidatja e VMRO Gordana...
    Lajme08 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishte një diskutim përmbajtësor në World Affairs Council në...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    KSHZ ka publikuar rezultatet e para për zgjedhjet presidenciale. Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 62 për qind e votave të numëruara...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Kandidati për president Stevo Pendarovski në një konferencë për media pas zgjedhjeve e pranoi humbjen dhe përgëzoi Siljanovskën dhe VMRO-DPMNE-në për fitoren...
    Sport08 Maj 2024
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes kthyese mes Real Madridit dhe Bayern Minuchut. Skuadrat kanë shkuar në pushim me rezultat 0-0,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.