×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    “Marshi për Drejtësi” – Qytetarët kërkojnë dalje masive, pjesëmarrës edhe nga Shqipëria

    FrontOnline
    30 Mars 2023

    Qytetarë të shumtë po i japin përkrahje marshit të organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, në shenjë solidarizimi me ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë.

    Deri më tani ky marsh ka marrë mbështetje të madhe edhe nga disa parti politike, shoqëria civile, shoqata dhe organizata të ndryshme e disa oda ekonomike.

    Qytetarët  shprehen se e përkrahin këtë iniciativë. Madje ka të atillë që për këtë marsh kanë udhëtuar nga nga Shqipëria.

    Llesh Biba, shkrimtar nga Shqipëria tha se ka ardhur në Kosovë enkas për këtë aktivitet, ku shtoi se krerët e UÇK-së janë trima për faktin se po e mbrojnë drejtësinë.

    “Unë mund të iu them se kam ardhur nga Shqipëria për të marrë pjesë në këtë aktivitet. Lidhur me këtë pyetje po iu them, unë jam i lumtur që ata janë në Hagë, dhe mund ta transmetoni kështu si them unë, sepse ata janë aq trima, aq shqiptar, kanë shkuar atje, kanë hyrë dorëzanë me i thanë asaj drejtësie në formë S-je, për t’i thënë që ne jemi ‘dorëzanëja’, ne dëshmitarët e gjallë që kemi luftuar për një liri që kushton shumë, unë Hashim Thaçin e kam mik konkretisht që në 93-shin. Jam i lumtur që ai përfaqëson kombin tim, ku do të vërtetohej se drejtësia, duhet të mbrohet me gjak dhe inteligjencë”, tha Biba.

    E ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj tha se kjo gjykatë është politike, pasi krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po mbahen atje padrejtësisht.

    Sipas tij atje duhet të ishin kriminelët e Serbisë që kanë bërë gjenocid në Kosovë.

    “Të gjithë qytetarët e Kosovës, të gjithë populli i Kosovës, duhet të solidarizohet me marshin, për të drejtën e çlirimtarëve, sepse ata kanë bërë luftë heroike, të pastër dhe legjendare dhe janë nderi dhe lavdia e Kosovës, e lirisë së Kosovës dhe duhet të kenë mbështetjen dhe përkrahjen e gjithë Kosovës. Kjo gjykatë po shihet se është politike, unë mendoj se në Hagë duhet të jenë kriminelët serbë të cilët kanë bërë gjenocid në Kosovë, ata sot shëtisin lirshëm nëpër Serbi e kudo tjetër, ndërsa njerëzit që kanë mbrojtur Kosovën, kanë vetëmbrojtur popullin e Kosovës, pragun e shtëpisë, fëmijët dhe nënat kosovare ata sot po gjykohen padrejtësisht”, tha Dedaj për EO.

    Njëjtë mendojnë edhe qytetarët e tjerë, ku thanë se të gjithë duhet të dalin pasi UÇK-ja po gjykohet padrejtësisht.

    “Po duhet të dalim, gjithsesi, krejt me dalë, me i përkrahë ata që janë në Hagë, se padrejtësisht janë atje. Ata që kanë bërë krime çetnikët e Serbisë, ata nëpër shtëpi, shëtitën e marrin paga të mëdha. Kë me dënu, me i dënu shqiptarët, kjo është e padrejtë, bashkësia ndërkombëtare padrejtësisht ka vepruar këtu. Plotësisht e padrejtë është. Unë Gjykatën Speciale nuk e di kush ka të drejtë ta rrëzojë, por ata duhet t’i lëshojnë, se nuk ka argumente, Serbia krejt i ka bërë krimet, askush nuk është dënuar”, u shpreh qytetari Ejup Tahiri.

    Ali Aliu thotë se të gjithë krerët janë të pafajshëm, pasi kanë mbrojtur vendin e tyre.

    “Po qysh jo, qysh jo pasha Zotin edhe krejt, edhe mirë bile duhet. Se kanë bërë krime andej ata serbët që janë rrinë, e kanë grirë dhe çka nuk kanë bërë, e tanët shkojnë në Hagë, për drejt të Zotit shkojnë rrinë atje. Krejt të pafajshëm, krejt, asnjë hiq veç qysh i kanë marrë hajt merri se kanë bërë krime, kush more ka bërë krime. Ka dalë ai popullin e vet ta mbrojë, të luftojë në vendin tonë, e çka nuk ka bërë Zoti ishalla mirë e bën”, thotë Aliu.

    E Latif Shabani, fajtor për themelimin e kësaj Gjykate e bëri Serbinë. Fajtor e bën edhe spektrin politik në Kosovë për votimin e saj, ndonëse thotë se kanë qenë të imponuar.

    “Gjithqysh, është një padrejtësi që po i bëhet UÇK-së, shumë është keq ajo. Gjithqysh duhet të dalë çdo njeri që është shqiptar duhet të dalë aty, se iu kanë bërë padrejtësi atyre. Sigurisht që po, nuk kanë kurrfarë aktakuze, ato aktakuza janë të rreme, të Serbisë, nuk janë të vërteta asnjë nga ato aktakuza, që i kërkohet atyre. Sigurisht po, kjo është krejt prej Serbisë, po pak fajtorë edhe tanët, që e kanë pranuar atë (Gjykatën Speciale), nuk është dashtë ta pranojnë, por edhe iu bë njëfarë lloj pështjellimi jo për organe, jo andej këtej dhe pastaj ua ndërruan pika, shumë keq u bë”, tha Shabani.

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Kronika05 Maj 2024
    31 aksidente me të lënduar, dhe 28 të tjera me dëme materiale, janë raportuar brenda 24 orëve në vend. Gjatë kësaj periudhe...
    Kronika05 Maj 2024
    Policia ia ka konfiskuar patentë-shoferin një personi (shtetas i Serbisë). Atij i është ndaluar vozitja për tre muaj dhe i është shqiptuar...
    Lajme05 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) lidhur me deklarimet e fundit të kompanisë Astra Zeneca se vaksinat kundër Covid-19 mund...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Lëvizja Vetëvendosje e konsideron të pamundur arritjen e marrëveshjes për dinarin serb, marrë parasysh fushatën e egër dhe qasjes “dekonstruktive” të Serbisë....
    Lajme05 Maj 2024
    Ministria e Shëndetësisë për “Front Online” thotë se shumica e vaksina të Astra Zeneca janë përdorur vetëm në fillim dhe se pjesa...
    Sport05 Maj 2024
    “Jashtëtokësor”, këtë epitet lirisht mund t’ia vëmë Lionel Messi. Messi po bën diçka që pak nga futbollistët e tjerë mund ta bëjnë....
    Kronika05 Maj 2024
    Një person është gjetur pa shenja jete në Prizren. Policia njofton se ai është shtetas i Serbisë. “HETIM I VDEKJES- Prizren /...
    Front TV05 Maj 2024
    Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria Kurti ka dëmtuar mirëqenien e qytetarëve dhe...
    Kronika05 Maj 2024
    Një regjistrues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga tre persona, gjatë regjistrimit. Ngjarja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.