×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Tahiri: Gruri që pritet të korret mbulon vetëm 30% të nevojave vendore

    FrontOnline
    09 Korrik 2022

    Arat e Kosovës këtë vit pritet që të japin bukën për vetëm 30 përqind, krahasuar me nevojën totale për konsum.

    Kështu është shprehur Tahir Tahiri, kryetar i Federatës Sindikatës të Bujqve, në Klan Kosova.

    “Sipas informacioneve tona nuk ka më shumë 40 mijë hektarë të mbjellë, aty diku. Bazuar në rendimente shumë të ulëta, nuk do të kemi më shumë se për 30 përqind të nevojave të popullatës. Me këto sipërfaqe dhe rendiment nuk do të arrijmë më shumë 3 mijë kilogramë për hektarë, mesatarja”, është shprehur Tahiri.

    Ai është ankuar në Ministrinë Bujqësisë sa i përket mos mbikëqyrjes së fushatës së korrje-shirjeve, duke shtuar se kanë ndodhur keqpërdorime.

    “Fushata e korrje-shirjeve në përgjithësi po shkon mirë sepse kombajnerët që janë të angazhuar në terren po punojnë pa ndonjë problem. Mund të ketë aty-këtu disa kombajnerë që po korrin me çmim më të shtrenjtë. 130 euro është caktuar çmimi për hektar nga Ministria e Bujqësisë, por ka kombajnerë që po korrin me 150 euro hektarin.

    “Ministria e Bujqësisë e ka neglizhuar fushatën, nuk e ka formuar shtabin për korrje-shirje. Me lamën e një viti sigurohet buka për popullatën dhe duhet t’i kushtojmë shumë më shumë rëndësi”.

    Tahiri ka thënë gjithashtu se bujqit ende nuk I kanë marrë subvencionet për grurë të ndara nga Ministria e Bujqësisë./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme16 Janar 2025
    Në seancën e rigjykimit të enjten në Gjykatën Themelore në Gjakovë, në rastin ku Berat Berisha akuzohet se vrau axhën e tij...
    Lajme16 Janar 2025
    Në qendrën e KFOR-it në kampin “Film City” në Prishtinë sot u zhvillua ceremonia e Transferimit të Autoritetit të Kontingjentit Gjerman të...
    Lajme16 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje një mbledhje në formë elektronike, në të cilin ka marrë dy vendime. Në njoftimin e lëshuar...
    Të tjera
    Lajme16 Janar 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, priti sot në takim Nathalie Loiseau, anëtare e Parlamentit Evropian dhe Shefe e Misionit...
    Vip16 Janar 2025
    Gazetarja Dasara Karaiskaj tronditi rrjetin me deklaratën e saj për Joz Markun, banorin e Big Brother VIP Albania Në një video e...
    Vip16 Janar 2025
    Vesa Vllasaliu habiti ndjekësit me positmin e fundit. Ajo ndau një fotografi ku shihet se shoqërohet nga një mashkull, ku në sfond...
    Lajme16 Janar 2025
    Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, shprehu shqetësimin për veprimet kundër institucioneve të financuara nga...
    Lajme16 Janar 2025
    Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informon opinionin publik se Prokurori i Shtetit ka filluar angazhimin në mbrojtjen e votës së lirë për...
    Sport16 Janar 2025
    Leutrim Krasniqi nuk është më trajner i Vëllaznimit. Klubi gjakovar ka njoftuar përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale se i ka ndarë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.