Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në hyrje të Prizrenit, ku kanë pësuar lëndime tre persona.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se nuk dihet ende gjendja e të lënduarve.
“Ka ndodhur një vet-aksident trafiku në hyrje të Prizrenit, ku janë lënduar katër persona. Ende nuk dihet nëse ata kanë marrë lëndime të lehta apo të rënda”, tha Bytyqi./Front Online