Tre persona të dyshuar kanë hyrë më forcë në një shtëpi në Ferizaj.
Nga aty ata kanë arritur të marrin stoli ari dhe para të gatshme.
Rastin në Polici e ka raportuar ankuesi mashkull kosovar.
Nuk raportohet për të arrestuar, kurse rasti është duke u hetuar.
“Ferizaj 20.10.2022, 21:31. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kishte vërejtur tre persona të dyshuar dhe gjatë ikjes të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është aktivizuar plani operacional. Ankuesi deklaron se të dyshuarit kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë arritur të marrin stoli ari dhe para të gatshme. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar”, thuhet ën raport./Front Online