Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë, ka mbajtur takimin e radhës.
Përpos takimit të zakonshëm me strukturat, kësaj partie i janë bashkuar edhe 70 të rinjë.
Në takim të pranishëm ishin kryetari i Degës Hajdar Beqa, nënkryetari i këtij subjekti Xhavit Haliti dhe kryetari i Rinisë Donjet Bislimi.
Me këtë rast Hajdar Beqa, tha se Partia Demokratike është e përkushtuar në avancimin e të rinjëve.
“PDK, është e përkushtuar për Rininë dhe Programi jonë është i orientuar kryesisht në avansimin e Rinisë. Këto antarësime të këtyre të rinjëve janë vlerë e shtuar për PDK-në dhe janë pikënisje e fitores se PDK-së në Gjakovë dhe Kosovë”.