Analisti Enver Bytyçi ka folur mbi takimin e dy qeverive që zhvilluan ditën e djeshme në Shqipëri.
Ai është shprehur se në 5 mbledhje të bëra deri më tani nga dy qeveritë janë nënshkruar 70 marrëveshje, por sa i përket zbatimit të tyre bilanci është zero.
“Dje sipas informacioneve u nënshkruan disa marrëveshje, thuhet për 14 të tilla”, tha ai.
“Është interesante që para dy vitesh në Pejë, janë nënshkruar po 14 marrëveshje. Kemi të bëjmë me 70 marrëveshje të nënshkruara në 5 mbledhjet e mëparshme. Por me një bilanc zero në realizmin e tyre dhe ky është problemi më i madh”, tha tutje ai.
“Ne kemi një raport të përmbysur midis fjalëve që dëgjojmë dhe realitetit që shikojmë dhe besoj se ka zhgënjim, mos besim, hezitim për të besuar dhe mbledhja ngjante me mbledhjet e mëparshme”, tha në fund Bytyqi.