×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    60% e europianëve kanë gjenin e rrallë, mund të hanë çfarë të duan dhe të mos shëndoshen

    FrontOnline
    11 Nëntor 2022

    Pothuajse 60% e europianëve, të cilët janë bartës të një mutacioni gjenetik, mund ta konsiderojnë veten me fat. Sipas gazetaës gjermane ” Bild “, ky mutacion ngadalëson shkallën e shtimit të peshës.

    Domethënë, disa njerëz mund të hanë shumë, të bëjnë pak stërvitje dhe të hanë shumë por të mos shtojnë  peshë. Studiuesit nga Qendra Kombëtare Spanjolle e Kërkimit të Kancerit (CNIO) dhe Instituti i Ushqimit “IMDEA”, me seli në Madrid, arritën në përfundimin se njerëzit me një mutacion të caktuar gjenesh kanë më pak yndyrë në trupin e tyre.

    Kjo sepse ky gjen është i përfshirë në “ushqyerjen” e qelizave. Sipas shkencëtarëve spanjollë, ky mutacion ndikon në sasinë e yndyrës që ruan trupi dhe pothuajse 60% e popullsisë së kontinentit të vjetër janë bartës të tij.

    Në kërkim të mutacioneve gjenetike që ndikojnë në obezitetin dhe ndryshimet metabolike të lidhura me to, studiuesit mblodhën të dhënat gjenetike – peshën trupore, indeksin e masës trupore (BMI), përqindjen e yndyrës, masën muskulore, perimetrin e belit – në një kampion prej 790 vullnetarësh.

    Ekipet e shkencëtarëve analizuan korrelacionet e mundshme të këtyre vlerave me 48 mutacione të ndryshme gjenesh. Më pas ata u befasuan kur zbuluan se ekziston një lidhje midis një prej mutacioneve në gjenin FNIP2 dhe obezitetit.

    Studiuesit më pas studiuan efektin e mutacionit te brejtësit që më parë ishin modifikuar gjenetikisht.

    “Ne zbuluam se kafshët eksperimentale me këtë mutacion gjenetik kanë nga 10 deri në 15% më pak yndyrë”, shpjegon Alegio Efeyan, një nga autorët e studimit.

    Megjithatë, siç shpjegon ai, studimi i publikuar në revistën mjekësore “Genome Biology”, mund të luajë një rol vendimtar në mënyrën se si funksionojnë mutacionet që lidhen me obezitetin dhe për rrjedhojë, se si mund ta luftojmë./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Lifestyle14 Janar 2025
    Të marrësh kilogramët që humbe me aq mundim është frustruese! Pavarësisht dietave, ushtrimeve fizike ti “i fitove” sërish, por pse? Ka disa...
    Lifestyle13 Janar 2025
    Një studim në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron se një grusht qumështi çdo ditë në një gotë çaji mund të zvogëlojë rrezikun e...
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Të tjera
    Vip15 Janar 2025
    Drenusha ka diskutuar me Drilonin për jetën e saj para ndarjes me ish-bashkëshortin. Ajo u shpreh se ka dy vjet që është...
    Vip15 Janar 2025
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Vullneti, ka rrëfyer eksperiencën e tij prej gazetari në rastin e agresionit terrorist nga militantë...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Gjykata e Posaçme ka miratuar një urdhër kontrolli në kuadër të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe familjarëve...
    Lajme15 Janar 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka publikuar një fotografi të ambasadorit William  Walker. Ai...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 1962 gjoba trafiku. Gjatë periudhës së njejtë, kanë ndodhur edhe 28 aksidente,...
    Lajme15 Janar 2025
    Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, u takua sot me Komandantin e Brigadës Paqeruajtëse Armene,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.