×
  • Lajme
  • Lajme

    6 të vdekur nga Coronavirusi në 24 orët e fundit

    FrontOnline
    16 Korrik 2020

    IKSHPK-ja ka njoftuar edhe për 6 raste të vdekjes së pacientëve nga virusi Covid-19 në Kosovë, raporton Front Online.

    “Numri total i rasteve pozitive është 5.369 raste nga 29.546 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 118 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, është bërë e ditur nga IKSHPK-ja.

    Njoftimi i plotë:
    83 TË SHËRUAR DHE 132 RASTE ME COVID-19!

    Më datën 15 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 486 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 132 raste pozitive.

    Numri total i rasteve pozitive është 5.369 raste nga 29.546 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 118 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

    Më datë 15 korrik 2020, janë shëruar 83 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.545 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.706.

    Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Ferizaj 16 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Gjilan 12 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kamenicë, Klinë, Graçanicë, Kllokot, Mitrovicë e veriut, Obiliq, Rahovec dhe Skenderaj.

    Të nderuar qytetarë!
    Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!

    Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

    BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!
    Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

    Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

    Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

    Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

    Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!
    Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!
    Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

    Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

    NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

    Ju faleminderit për mirëkuptim!

    Nga Rubrika
    Lajme25 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se prodhuesit e sistemeve të armatimit nga Turqia kanë qenë dhe do të jenë ndër...
    Lajme25 Tetor 2024
    Ministria që drejtohet nga Donika Gërvalla ka shënuar një dështim të radhës. Ky dikaster është detyruar t’ia ndërpresë kontratën kompanisë që e kishte...
    Lajme25 Tetor 2024
    Gani Geci ka reaguar ashpër lidhur me grafitet kundër Fadil Gecit në Prishtinë. Ai madje para gazetarëve, e ka zhveshur këmishën duke...
    Të tjera
    Vip25 Tetor 2024
    Vullneti dhe Mevlani për pak minuta kanë lënë anash inatet e zënkat brenda shtëpisë më të famshme në vend, BBVK 3. Dyshja...
    Lajme25 Tetor 2024
    Ministria që drejtohet nga Donika Gërvalla ka shënuar një dështim të radhës. Ky dikaster është detyruar t’ia ndërpresë kontratën kompanisë që e kishte...
    Lajme25 Tetor 2024
    Gani Geci ka reaguar ashpër lidhur me grafitet kundër Fadil Gecit në Prishtinë. Ai madje para gazetarëve, e ka zhveshur këmishën duke...
    Lajme25 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vizitoi për ngushëllime sot familjen Koshi në Prishtinë. Ai u shprehu familjarëve dhe miqve ngushëllimet më të...
    Lajme25 Tetor 2024
    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas deklaratave të Haxhi Avdylit për Dejona Mihalin. Avdyli tha se “Dejona është grua e...
    Lajme25 Tetor 2024
    Deputeti, Haxhi Avdyli, ka vlerësuar lartë kryeministrin Albin Kurti. Ai e quajti atë edhe si “enciklopedi që ecë”. “Albin Kurti është njeri...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.