Reshjet e shiut siç ndodh rëndom shkaktojnë aksidente të shumta jo vetëm në Kosovë por gjithandej.
Mos përshtatja me kushtet atmosferike dhe dukshmëria më e vogël gjatë ngasjes janë shkaktarët që cilësohen si më kryesorë, përveç shpejtësisë, se pse ndodhin më shumë aksidente në të tilla periudha.
Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten që lëmë pas, në mbarë vendin kanë ndodhur 56 aksidente, e prej tyre 1 ka përfunduar me fatalitet, 19 me të lënduar e 35 vetëm më dëme materiale.