152 profesorë të UP-së kanë publikuar 532 punime në revista të dyshimta. Kjo është bërë e ditur nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA).
Sipas kësaj të fundit, nga ta 101 (66%) janë burra, dhe 51 (34%) janë gra.
“Në tri vitet e fundit mund të shihet një rënie drastike në numrin e publikimeve të tilla, ku në 2019 janë numëruar vetëm 3 sosh. Kjo ndër të tjerash është arritur edhe si rezultat i presionit të ORCA-s kundër publikimit në revista të dyshimta”, bëhet e ditur në një njoftim të ORCA-s.
/Front Online/