Kronika

E konfirmon drejtori i Emergjencës: Sokol Halili u soll i vdekur

E konfirmon drejtori i Emergjencës: Sokol Halili u soll i vdekur
14:55 | 02 Dhjetor 2022

Sokol Halili i dyshuari kryesor për vrasjen e Hamide Magashit bashkë me fëmijën e saj e cila priste ta lindte, ka bërë sot vetëvrasje.

Ai, është arritur të lokalizohet nga Policia, por nuk ka pranuar të dorëzohet dhe ka kryer vetëvrasje.

Ndërsa, nga aty ai është dërguar për në Emergjencën e QKUK-së.

Aty është sjellë i vdekur.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.

“Po është sjellë në Emergjencë i vdekur”, ka thënë shkurt ai, për Front Online.

Sokol Halili bën vetëvrasje

Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA

Të tjera