Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se rreth 630 pacientë janë të shtrirë në QKUK dhe spitalet e tjera të vendit, ku prej tyre të konfirmuar me COVID-19 janë 432 persona, raporton Express.
Përmes raporitit 24 orësh, ShSKUK’ja ka bërë me dije se 14 pacientë janë në respiratorë, 35 me CPAP dhe 389 me oksigjenoterapi.
Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se nga testimi i 461 mostrave, janë konfirmuar 218 raste të reja me COVID-19 që nga dje.
Me këtë shifër, numri i rasteve të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 9492 , me gjithsej 284 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.