×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    412 persona ndodhen ende në paraburgim

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Personat e dyshuar që janë kapur nga Policia e Kosovës, para fillimit të pandemisë, për veprat penale ende nuk po arrijnë të dijnë fatin e tyre.

    Kjo pasi që 412 të paraburgosur në institucionet e paraburgimit në Kosovë nuk kanë arritur të dalin akoma para gjykatësit që të dënohen ose të lirohen.

    Efektin e pandemisë Covid-19, e cila ka kapluar botën, e kanë vërejtur më së miri personat e dyshuar që po qëndrojnë të mbyllur në katër mure. Momentalisht, në pritje që të dalin para Gjykatës janë 412 të paraburgosur. Këtë e ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësi në Shërbimin Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.

    Ai bëri të ditur se të njëjtit janë në paraburgim për vepra penale si vrasje, vjedhje, trafikim të narkotikeve, dhunë në familje e vepra të tjera.

    “Aktualisht në institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit janë 1441 të burgosur, prej tyre 1029 janë të dënuar, ndërsa 412 janë të paraburgosur. Këta persona janë të burgosur për vepra të ndryshme penale, si: Vrasje, vjedhje, trafikim të narkotikeve, dhunë në familje, etj”, tha ai.

    Kujtojmë se, që nga dita 16 mars kur Këshilli Gjyqësor i Kosovës mori vendim që të kufizohet aktiviteti brenda gjykatave, këto institucione kanë trajtuar vetëm çështje urgjente dhe si pasojë janë anuluar të gjitha seancat që nuk paraqesin urgjencë. Në raportin e punës së Gjykatës Themelore në Prishtnë, përfshirë edhe degët e saj, për periudhën kohore 16 mars deri me 30 prill, rezulton të jenë përfunduar 925 lëndë, ndërsa janë pranuar gjithsej 1,705 lëndë të të gjitha lëmive, ku të gjitha janë regjistruar dhe janë ndarë te gjyqtarët për procedim.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani konsideron se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani. Sipas...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj deklaratës së Aleksandër Vulinit. Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.