×
  • Kronika
  • Kronika

    400 mijë marka në këmbim të vajzës, si u arrestua pas rreth 20 vjetësh i dyshuari për rrëmbimin në Prizren

    FrontOnline
    26 Tetor 2020

    Një rast rrëmbimi kishte ndodhur në janarin e vitit 2001 në Prizren. Një 19-vjeçare ishte rrëmbyer nga katër të dyshuar, të cilët për lirimin e saj po kërkonin një shumë të madhe parash nga familja e viktimës. Pas rreth 20 vjetësh, është arrestuar një nga katër të dyshuarit për rrëmbimin e saj, shkruan Gazeta Express

    Para rreth 20 vjetësh, katër persona kishin rrëmbyer vajzën e një biznesmeni nga Prizreni.

    Për ta kthyer 19-vjeçaren në shtëpi, rrëmbyesit kishin kërkuar 400 mijë marka nga familja e saj.
    Viktima ishte liruar, në këmbim të të hollave që familja kishte siguruar për rrëmbyesit.

    Policia nuk kishte arritur të arrestonte asnjërin nga katër të dyshuarit, të cilët pas grabitjes ishin arratisur.

    Pas rreth 20 vjetësh, në pikën e kalimit në Merdare, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prizren, është arrestuar një prej të dyshuarve.

    53-vjeçari N.P. u arrestua të shtunën nën dyshimet se ishte pjesë e grupit të cilët kishin rrëmbyer 19-vjeçaren.

    Por, policia nuk ka arritur të arrestojë edhe tre të dyshuarit tjerë të cilët gjenden në arrati që nga koha e rrëmbimit.

    Ndërkohë, për arrestimin e njërit prej të dyshuarve ka njoftuar edhe Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh të së dielës.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    “Prizren (NN) 11.01.2001 – NN. Lidhur me rastin, në bazë të urdhëresës, me 24.10.2020 në Pike Kalimin Kufitar (PKK)-Merdare, është arrestuar i dyshuari mashkull /Kos., dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Kronika25 Prill 2024
    Një grua nga Ferizaj ka raportuar se burri i saj është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e tij. Ajo...
    Kronika25 Prill 2024
    Dogana në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka parandaluar të mërkurën kontrabandimin e 500 pakove të cigareve dhe 300 kilogramëve duhan refuz....
    Kronika25 Prill 2024
    Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari në Zveçan, janë gjetur dhe konfiskuar pesë...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique është i bindur se ekipi i tij do të jetë më i mirë në sezonin e...
    Lajme26 Prill 2024
    Të premten në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj është mbajtur ceremonia përmbyllëse dhe u shpallën rezultatet e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë...
    Sport26 Prill 2024
    Mbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsi, ka bërë shpejt rrugën e tij nga debutuesi  surprizë në titullar të rregullt të ekipit, në tre...
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri i Chelseat, Maurico Pochettino e ka pranuar se janë të varur nga mesfushori anglez Cole Palmer. Pochettino, mes tjerash ka thënë...
    Lajme26 Prill 2024
    Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për mbrojtjen e duhur për ish-presidentin e Kosovës, Hashim...
    Lajme26 Prill 2024
    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në takimin e radhës ministerial...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.