×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    40 milionë € të ndara për disa nga kategoritë po shihen si të vonuara

    FrontOnline
    04 Shtator 2021

    Qeveria e Kosovës javë më parë ka marr disa vendime lidhur me zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

    Në një prej mbledhjeve ekzekutivi, ka ndarë 15 milionë euro për masën që parasheh krijimin e vendeve të punës, 12 milionë euro për mbështetje për familjen, 10.43 për prodhuesit vendor dhe 2.7 milionë euro për shëndetësinë.

    Sipas njohësve të çështjeve ekonomik në vend, 40 milionë euro nga planifikimet e parapara prej Pakos për Ringjallje Ekonomike në vlerë prej 420 milionë euro, janë të vonuara por jo edhe të mjaftueshme saqë do të mund të gjeneronin efekte pozitive të menjëhershme.

    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu  thotë se 40 milionë euro e ndara për këto kategori nuk janë të mëdha dhe nuk mund të gjenerojnë efekte pozitive të menjëhershme, derisa i ka quajtur edhe të vonuara.

    “Në rend të parë duhet të përshëndetet si iniciativë qeveritare apo institucionale që ka për qëllim aspektin ekonomik dhe aspektin social në Kosovë, në këtë drejtim janë”.

    Por, Gërxhaliu vlerëson se falë performancës së mirë të ATK-së, Doganës së Kosovës si dhe diasporës, ai thotë se Qeveria duhet të jetë më dorëlirë.

    Pavarësisht që këto 40 milionë euro prekin disa prej kategorive, Gërxhaliu thotë se në aspektin ekonomik mund të përfitojnë ato kompani që e kanë të njohur aplikimin si dhe bankat.

    Ndërsa për 10.43 milionë euro të ndara për prodhuesit vendor, sipas tij nuk mund të priten hapa pozitiv, pasi që me këtë shumë nuk mund ti shpallet luftë invazionit të mallrave që vinë nga Evropa.

    “40 milionë euro nga planifikimet e parapara prej 420 milionë euro, dhe kam drojë se janë paksa të vonuara dhe nuk janë aq të mëdha saqë do të gjeneronin efekte pozitive të menjëhershme, dhe në këtë drejtim institucionet falë performancës në dogana, në ATK, në Trust dhe falë diasporës kanë buxhet që të jenë më dorëlirë në këtë drejtim dhe besoj që është koha kur duhet të reagohet dhe veprohet më tepër, duhet të duartrokiten për këto 40 milionë sepse i prek disa kategori por në aspektin ekonomik mund të përfitojnë ata që kanë përfituar deri më tani”.

    “…bankat do të jenë ato që do të përfitojnë më tepër sepse janë procedura që pak kush i kupton dhe këtu duhet një transparencë që këto mjete edhe pse janë të pakta të jenë në funksionin të interesit të shtetit, dhe ajo çka e bën të veçantë këtë pako është pakoja për prodhuesit mirëpo janë ato pagesa që do të bëhen për kamatat bankare dhe borxhet që i kanë bizneset, por besoj që nuk mund t’i shpallet luftë invazionit të mallrave nga Evropa pa e mbështetur sektorin privat dhe nëse dikush që mund të më bind se me 10 milionë mund të kemi hapa pozitiv në prodhimin ‘Made in Kosova’, besoj se është një qasje që kërkon analizë”, tha ai për EO.

    “Do të ketë efekte anësore pozitive mirëpo nuk mund të pritet mrekulli dhe nuk mund të llogaritet që me 10 milionë do ta bëjnë një shkop magjik, sepse në këto përfitime mund të jenë ato kompani që kanë të njohur aplikimin, dhe shumë kompani nuk e kanë informacionin e duhur, shumë kompani nuk do të ja mësyjnë aplikimit”.

    Ndërsa, Mustafë Kadriaj thotë se çdo përkrahje nga ana e Qeverisë për bizneset është e mirëseardhur, por që është pesimist se ku do të kanalizohen paratë.

    Ai thotë se duhet t’i kujtohet Qeverisë, së në këtë kohë kur është rrit numri i të infetkuarve më së paku mund të flitet për rimëkëmbje ekonomike, derisa thotë se i tërë fokusi duhet të jetë në menaxhimin e pandemisë.

    “Së pari duhet të jemi të qartë që çdo përkrahje nga ana e qeverisë është e mirëseardhur për bizneset dhe familjet kur dihet ne se tash jemi në kulm të pandemisë, është diçka e mirëseardhur, por se sa do të kanalizohen dhe sa do të shkojnë drejtpërsëdrejti në përkrahjen e biznesit sepse qëllimi i krijimit të vendeve të punës është favozirimi, edhe te familjet përderisa nuk kalojnë mjetet në llogari të familjarëve, t’i mundesh vetëm me pas vlera por derisa nuk kalojnë në llogari të tyre nuk mund të flasim për përkrahje”.

    “Qeveria duhet me lëviz me këto shifra, por një pjesë e madhe e buxhetit shkon në logjistikë dhe shumë pak e prekin rimëkëmbjen ekonomike, por është diçka e mirëseardhur, por duhet të ja kujtojmë qeverisë se në këtë kohë kur rasti i vdekjeve është rrit, tani e tutje më së paku mund të flasim për rimëkëmbjen ekonomike por duhet të fokusohet në menaxhimin e pandemisë”.

    “Edhe Qeveria Hoti dhe Kurti në situatën që ka kaluar Kosova dhe gjithë rajoni e bota është diçka që nuk është lehtë të menaxhohet, por vonesa ka pasur dhe për fat jo të mirë jemi më të vonshëm nga gjithë rajoni, për shkak të problemeve politike me rënie të qeverive, kështu Kurti duhet të ju del ballë problemeve të veta sepse qytetari vret”, tha ai./FrontOnline

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, prezantuan projektin e ndërtimit...
    Lajme14 Janar 2025
    Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) është duke e përforcuar Njësinë Policore të Specializuar (NJPS) të tij...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka bërë të ditur për dy raste të tentim vrasjes që kanë ndodhur...
    Lajme14 Janar 2025
    Një grua nga Peja ka raportuar një vjedhje të rëndë që ka ndodhur të mërkuren e javës së kaluar. Sipas policisë, ajo...
    Lajme14 Janar 2025
    Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 20 aksidente me të lënduar, dhe...
    Lajme14 Janar 2025
    Të hënën në Prishtinë janë arrestuar katër persona që dyshohet të jenë përfshirë në një përleshje me thika. “Është raportuar se pas...
    Sport14 Janar 2025
    Granit Xhaka u zgjodh mbrëmë futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër, për herë të tretë radhazi. Ylli kosovar e fitoi...
    Lajme14 Janar 2025
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të martën ka filluar dëshminë dëshmitari i 112-të i Zyrës së Prokurorit të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.