×
  • Lajme
  • Lajme

    3815 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

    FrontOnline
    05 Gusht 2020

    Pandemia COVID-19 vazhdon të përhapet në Kosovë. Tash e disa ditë me radhë numri ditor i të infektuarve kalon mbi 200. Ndërsa edhe numri i vdekjeve është shtuar.

    Që nga shfaqja e rasteve të para më 13 mars, në Kosovë me COVID-19 kanë rezultuar pozitiv 9.274 persona nga 38.342 të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 269 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

    Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.190 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.815.

    Ndërkohë IKSHPK-ja vazhdon të apelojë për respektimin e masave kundër Covid-19.

    Ky është apeli i plotë:

    Të nderuar qytetarë!

    Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!

    Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

    BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!

    Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

    Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

    Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

    Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

    Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!

    Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!

    Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

    Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

    NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

    Ju faleminderit për mirëkuptim!

    Nga Rubrika
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklaruar të pafajshëm 22 të akuzuarit të cilët ngarkohen nga Prokuroria...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier me rastin e pensionimit të tij. Të premten që e lamë pas,...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Ambasadori i SHBA’së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se Amerika nuk sheh prova që drejtojnë kah Beogradi sa i përket asaj...
    Të tjera
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajni, sot viziton Kosovën. Përveç se do të takohet me ushtarët e kontingjentit italian...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjetorin e 35-të të themelimit të kësaj partie, duke publikuar në Facebook...
    Kronika23 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qyetetarët për identifikimin e dy personave të dyshuar për veprën penale vjedhje. “Njësiti i hetimeve...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe zyrtarë të tjerë të partisë kanë bërë homazhe te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova, në...
    Kronika23 Dhjetor 2024
    Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinës. Kështu ka thënë Policia e rajonit të Pejës në...
    Kronika23 Dhjetor 2024
    Një person është arrestuar dje në rrugën “Drenica” në Vushtrri, pasi policia gjeti një pistoletë me 30 fishekë në veturën e tij....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.