×
  • Lajme
  • Front TV
  • Kronika
  • Front TV

    37 zyrtarë policorë të infektuar me Covid-19, 158 në vetizolim

    FrontOnline
    27 Qershor 2020

    Që nga përhapja e pandemisë Covid-19 e deri më tani, numri i zyrtarëve policorë dhe atij të stafit civil të infektuar me këtë virus ka arritur në 62. Prej tyre 25 janë shëruar dhe 37 raste janë ende aktive. 4 prej të infektuarve janë duke marrë tretman në Klinikën Infektive në QKUK kurse të tjerët janë në vetizolim.

    Kështu ka bërë të ditur për Front Online, drejtori i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës, Afrim Ahmeti.

    Ahmeti ka thënë se prej 37 rasteve aktive me coronavirus, 34 prej tyre janë zyrtarë policorë ndërsa, 3 janë staf civil të punësuar në policinë e Kosovës.

    Ai po ashtu theksoi se në pritje për tu testuar janë 158 zyrtarë të tjerë policorë të cilët aktualisht janë në vetizolim.

    “Është një numër prej 158 zyrtarëve që janë në vetizolim në shtëpitë e tyre. Shumica prej tyre janë testuar. Mirëpo për shkak që virusi është i panjohur dhe dinë të jap rezultate pas disa ditëve. Me rekomandim të IKSHPK-së janë rekomanduar që këta persona të qëndrojnë të vetizoluar në shtëpi”, tha Ahmeti për Front Online.

    Si në të gjitha institucionet e vendit edhe policia e Kosovës me fillimin e përhapjes së pandemisë, ka reduktuar numrin e personelit, respektivisht siç thotë Ahmeti, rreth 450 zyrtarë policorë si dhe gati 900 persona nga stafi civil janë liruar nga detyra.

    Krahas kësaj, sipas Ahmetit, me lirimin e disa masave të para nga Qeveria e Kosovës, zyrtarët policorë dhe stafi civil janë rikthyer në vendin e tyre të punës.

    “Mbi 90 për qind e personelit e sidomos e stafit civil kanë qenë të liruar dhe personeli e uniformuar që kanë pasur probleme shëndetësore të ndryshme. Rreth 450 zyrtarë policorë të liruar, dhe diku 850-900 staf civil. Me lirimin e masave edhe zyrtarët policorë dhe stafi civil janë rikthyer në punë. Ndërsa, tani për shkak që ka filluar koha e pushimeve, ne i kemi bërë planifikimet për stafin policorë”, ka pohuar më tutje Ahmeti duke shtuar se një numër prej tyre kanë marrë pushim vullnetarisht.

    Gjatë pandemisë, 1500 raste të mosrespektimit të masave kufizuese, 250 të arrestuar

    Me fillimin e përhapjes së pandemisë Covid-19, mungesa e bazës ligjore sipas drejtorit të Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës, Afrim Ahmetit e ka gjetur policinë e Kosovës, në një situatë të pafavorshme për ndalimin e qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar masat kufizuese të lëvizjes.

    Mirëpo, pavarësisht kësaj, ai thotë se policia ka vazhduar me punën për, siç thotë Ahmeti, ashtu siç e kanë obliguar ligjet në fuqi.

    Deri më tani, sipas tij, në tërë territorin e Kosovës janë hapur 1500 raste ndaj 2500 personave të cilët nuk i kanë respektuar këto masa.

    Kurse, rreth 250 qytetarë kanë qenë të arrestuar të cilët më pas janë liruar më procedurë të rregullt.

    E, për këta të fundit sipas Ahmetit, mbetet që Prokuroria dhe Gjykata të vendosin se çfarë do të ndodhë me fatin e tyre.

    “Diku mbi 1500 raste i kemi hapur ndaj 2500 personave. Diku rreth 250 prej tyre kanë qenë të ndaluar nga policia dhe më pas janë liruar me procedurë të rregullt. Mbetet që Prokuroria dhe Gjykatat kompetente të vendosin për fatin e rasteve të tilla”, ka thënë Ahmeti për Front Online.

    Për pesë muaj, 648 raste të dhunës në familje

    Rastet e dhunës në familje prej fillimit të këtij viti e deri më tani kanë shënuar rritje për 24.37 për qind në krahasim me pesë mujorin e vitit të kaluar.

    Sipas drejtorit të Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës, Afrim Ahmetit, gjatë periudhës janar – maj të këtij viti në policinë e Kosovës janë raportuar 648 të dhunës në familje.

    “Nga janari në maj, gjatë katër mujorit të vitit 2020, kemi pasur një rritje prej 24.37 për qind. Janar-maj 2020, kanë qenë 648 raste përderisa, janë-maj 2019 kanë qenë 521 raste. Vërtetë është shqetësuese. Ne kemi njësi të trajnuara për trajtim për rastet e dhunës në familje, dhe me shumë kujdes i trajtojmë këto raste”, ka thënë Ahmeti për Front Online.

    Ahmeti i cili vlerëson se është rritur besueshmëria e qytetarëve në raportimin e këtyre rasteve, deklaroi po ashtu se viktimat e dhunës në familje po i raportojnë këto raste në policinë e Kosovës, në kohën e duhur.

    “Edhe pse për një kategori të rasteve ne e vlerësojmë që vërtetë për çdo ditë besueshmëria e qytetarëve po rritet në policinë e Kosovës, dhe rastet që në të kaluarën nuk janë raportuar, tani qytetarët po kanë besim dhe viktimat e dhunës në familje po i raportojnë këto raste në polici në kohën e duhur”, pohoi Ahmeti.

    Në mungesë të substancave narkotike gjatë pandemisë, personat e varur nga drogat ushtruan dhunë në familje

    Në një intervistë për Front Online drejtori i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës, Afrim Ahmeti thotë se jo të gjitha rastet e raportuara për dhunë në familje, janë incidente që kanë ndodhur ndërmjet bashkëshortëve.

    Ai thotë se mungesa e substancave narkotike gjatë kësaj periudhe pandemie, ka ndikuar te përdoruesit e rinj të cilët më pas kanë shprehur dhunë fizike ndaj prindërve të tyre.

    “Rastet e izolimeve të njerëzve gjatë pandemisë ka ndikuar edhe në aspektin psikologjikë të njerëzve. Kemi pasur raste të dhunës në familje, nuk janë të gjitha incidente ose dhunë në mes bashkëshortëve. Kemi pasur një përqindje kur fëmijët kanë përdorur dhunë ndaj prindërve të tyre. Fatkeqësisht janë një kategori e tyre që abuzojnë me substanca narkotike, dhe si rezultat i izolimit në shtëpi dhe s’kanë mundur të vijnë deri te substancat narkotike kanë qenë agresivë dhe kanë përdorur dhunë ndaj familjarëve të tyre”, tha Ahmeti për Front Online.

    Ahmeti: Në veri, policia e Kosovës funksionon si një strukturë e vetme

    Në tërë territorin e vendit duke përfshirë edhe veriun, policia e Kosovës edhe gjatë kohës së pandemisë ka funksionuar si një strukturë e vetme, unike.

    Ka thënë kështu për Front Online drejtori i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës, Afrim Ahmeti.

    Ai madje, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë rast për mospërfillje të urdhrave të zyrtarëve policorë nga qytetarët në veri të vendit.

    “Policia e Kosovës në tërë vendin funksionon si një strukturë e vetme dhe unike. Edhe gjatë pandemisë ka funksionuar në atë mënyrë. Dhe absolutisht nuk ka asnjë ngecje, asnjë mos-përfillje të urdhrave ndaj zinxhirit komandues. Në të gjitha pjesët e vendit ka funksionuar si një tërësi dhe nuk kemi pasur asnjë problem më të vogël në atë pjesë”, deklaroi Ahmeti për Front Online.

    Ahmeti për fund ju ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës t’i respektojnë udhëzimet e institucioneve shëndetësore, në mënyrë që të parandalojnë infektimin me Coronavirus.

    “Unë kisha apeluar te të gjithë qytetarët që t’i respektojnë vendimet e IKShPK-së dhe të MSh-së që t’i respektojnë masat mbrojtëse, distancën në radhë të parë, higjienën personale dhe të mos grumbullohen në vende pa nevojë, për shkak se e vetmja mundësi me ulë numrin e të infektuarve është respektimi i masave që po i jepet nga ekspertët në baza ditore”, ka thënë në fund Ahmeti për Front Online.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.