×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Gjashtë vende në kuzhinë ku fshihen më së shumë bakterie

    FrontOnline
    16 Gusht 2022

    Sipas ekspertëve, kjo është lista kryesore që njerëzit harrojnë kur pastrojnë kuzhinën. Ironikisht, sfungjerët supozohet t’i bëjnë gjërat më të pastra, por ato janë një nga vendet më të këqija ku bakteret mund të fshihen.

    Për t’i dezinfektuar, fillimisht lajini me detergjent dhe ujë të ngrohtë, më pas futini në një dezinfektues. Shtrydhni sa më shumë lëngje dhe lërini sfungjerët të thahen mirë. Nëse nuk keni në dorë një lëng sterilizues, një zgjidhje e shpejtë është të zhyteni në ujë të sapovaluar.

    Peshqirët dhe sfungjerët duhen larë rregullisht dhe mund t’i vendosni në makinë larëse enësh, por duhet të lahen në një cikël shumë të nxehtë.

    Depozita e ujit të makinës së kafesë

    Shumë njerëz harrojnë të pastrojnë rezervuarin e ujit në aparatin e kafesë.

    Shumica prej nesh thjesht shtojnë ujë pa menduar për pastrimin e thellë të tasit dhe në të mund të gjenden myk dhe baktere të ndryshme.

    Hidhni uthull alkooli në enë dhe lëreni për pak kohë që të hiqet luspa. Më pas shpëlajeni në ujë të ngrohtë dhe thajeni.

    Nje lavaman

    Lavamani juaj është shtëpia e shumë baktereve. Mund ta pastroni tërësisht me një furçë dhëmbësh të vjetër dhe dezinfektues ose zbardhues dhe vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet hapjes së sifonit, i cili duhet pastruar dhe dezinfektuar mirë.

    Dorezat e frigoriferit dhe çelësat e sobës

    Shumë prej nesh i anashkalojnë dorezat dhe numrat që i prekim shpesh.

    Është ideale të pastroni rregullisht këto sipërfaqe me ujë të ngrohtë dhe detergjent ose të përdorni një spray antibakterial.

    Tavolina

    Mënyra se si pastroni tavolinën e punës do të varet nga materiali nga i cili është bërë.

    Në mbrëmje pasi të keni mbaruar gatimin për ditën, është praktikë e mirë të spërkatni tavolinën e punës me sprej antibakterial dhe të fshini të gjithë banakët e kuzhinës me një leckë të pastër për të hequr bakteret. Dhe mos harroni të pastroni rregullisht nën dhe prapa pajisje si kazanët dhe tosterët.

    Dërrasa prerëse

    Shpesh sipërfaqet e dërrasave prerëse prej druri, pavarësisht larjes dhe fshirjes, mbajnë baktere.

    Pastroni dërrasën me ujë të ngrohtë dhe me sapun, më pas hidheni mbi të me ujë të sapovaluar për të sterilizuar dërrasën. Spërkatja antibakteriale do të ndihmojë në mbajtjen e mikrobeve, por nuk është zëvendësues për një larje të plotë.

    Nga Rubrika
    Lifestyle15 Janar 2025
    Domatet janë më shumë se thjesht një shtesë dekorative për sallatat apo sanduiçet tuaja; kjo perime e lëngshme ka përfitime të shumta...
    Lifestyle14 Janar 2025
    Të marrësh kilogramët që humbe me aq mundim është frustruese! Pavarësisht dietave, ushtrimeve fizike ti “i fitove” sërish, por pse? Ka disa...
    Lifestyle13 Janar 2025
    Një studim në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron se një grusht qumështi çdo ditë në një gotë çaji mund të zvogëlojë rrezikun e...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Elmi Reçica, ka shprehur urimet e tij për 60-vjetorin e lindjes së Nait Hasanit, një personalitet i...
    Kronika16 Janar 2025
    Dje një qytetar në Pejë, Petrit Brahimaj, ka dorëzuar në stacion policor një kuletë me para dhe dokumente personale, të cilat më...
    Vip16 Janar 2025
    Një bisedë mes G Bani dhe Laert Vasili, zhvilluar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, është bërë objekt diskutimi të madh...
    Vip16 Janar 2025
    Xheneta i ka dërguar sërish një mesazh ish-konkurrentit të Big Brother VIP Kosova 3, Gjestit. Ajo u shpreh se në festën e...
    Vip16 Janar 2025
    Xheneta i ka dalë në mbrojtje Drilonit pas akuzave të Leo-s. Por kjo bëri që ajo të përplaset me Xuxin dhe Sarën...
    Vip16 Janar 2025
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, kanë dhuruar spektakel deri në orët e vona të natës....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.