×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    21 vjet burgim për sulmin në një xhami në Norvegji

    FrontOnline
    11 Qershor 2020

    Një gjykatë norvegjeze ka dënuar me 21 vjet burgim personin që kishte vrarë motrën e tij nga njerka dhe kishte hapur zjarr në një xhami, raporton BBC.

    Philip Manshaus 22-vjeçar kishte hapur zjarr në Qendrën Islamike al-Noor në Baerum, në perëndim të kryeqendrës Oslo, në gusht të vitit të kaluar.

    Kishte shtënë disa herë në xhami, por asnjër person nuk u lëndua rëndë. Sulmi i tij është trajtuar si akt i terrorizmit racor i krahut të djathtë.

    Policia zbuloi dëshmi se Manshaus ishte inspiruar nga Brenton Tarrant, që është akuzuar për sulmet vrasëse në dy xhami në qytetin Christchurch të Zelandës së Re në mars të vitit 2019. Tarrant u deklarua fajtor për 51 akuzat për vrasje.

    Manshaus duhet të shërbejë minimum 14 vjet burg, që është më tepër se dënimin minimal prej dhjetë vjetëve që ka marrë Anders Behrin Breivig, ekstremisti i krahut të djathtë që kishte vrarë 77 persona në Norvegji në vitin 2011. Norvegjia ka rritur dënimin minimal për raste të tilla në vitin 2015.

    Manshaus ishte i armatosur rëndë kur u fut në xhami në gusht të vitit të kaluar, por ai ishte frenuar nga një ish-ushtarak i forcave ajrore të Pakistanit, 65-vjeçari Mohammad Rafiq. Ai e rrëzoi Manshausin dhe arriti ta mbante derisa erdhi policia.

    Pak kohë pas sulmit, trupi i motrës së tij nga njerka, 17-vjeçares Johannes Zhangjia Ihle-Hansen u gjet në një shtëpi në Baerum.

    Në verdiktin e lexuar nga gjyqtarja Annika Lindstroem është thënë se Manshaus kishte vizituar faqe neo-Nazistes përfshirë edhe ato faqe që bëjnë thirrje për luftë civile “bazuar në racë”.

    Ajo ka thënë se qëllimi i tij kur ishte futur në xhami kishte qenë të vriste sa më tepër muslimanë që është e mundur.

    Në gjykatë Manshaus kishte shprehur admirim për vrasësin e Christchurchit, Tarrantin, i cili kishte filmuar dhe transmetuar direkt sulmin në xhami.

    Edhe vet Manshaus kishte mbajtur kamerë në helmetë dhe kishte filmuar të shtënat, por dështoi të transmetonte sulmin online.

    Në gjykatë Manshaus po ashtu ka cituar Adolf Hitlerin dhe Breivikun si idhuj të tij, ka folur për të ashtuquajtur “gjenocid ndaj evropianëve”.

    Gjykata ka refuzuar argumentet e mbrojtjes se Manshaus nuk është mentalisht mirë. Pos dënimit me burg, Manshaus është dashur të kompensojë edhe familjarët e viktimave e po ashtu të mbulojë shpenzimet gjyqësore.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.