Që nga 13 marsi kur edhe u shënuan rastet e para me Covid-19 në Kosovë, janë regjistruar 5.118 persona të infektuar me këtë virus.
108 raste kanë përfunduar me vdekje, 2.370 janë shëruar dhe 2640 raste janë aktive.
Ndërkaq janë testuar 28.640 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
“Numri total i rasteve pozitive është 5.118 raste nga 28.640 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 108 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.370 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.640”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.