Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë testuar 420 mostra të marra nga SHSKUK’ja dhe gjurmini i kontakteve, prej të cilave kanë rezultuar pozitive 181 mostra.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 77 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna komuna Pejë 13 raste, Mitrovicë 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Viti 8 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Deçan 3 raste kurse nga 2 raste komunat: Ferizaj, Malishevë Obiliq, Prizren, Skenderaj, Suharekë dhe nga 1 rast Istog, Kaçanik dhe Kamenicë.
Me këto raste, numri i rasteve të konfirmuara nga fillimi i pandemisë ka arritur në 6 mijë e 467 raste.