Sot në Komunën e Podujevës janë konfirmuar dy raste të reja me koronavirus.
Me këto dy raste, numri i rasteve aktive me këtë sëmundje në këtë qytet ka arritur në 167.
Deri tash nga ky qytet janë shëruar 223 pacientë.
“Bazuar në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, lidhur me rastet e reja me COVID-19, sot në Komunën e Podujevës kemi vetëm 2 raste pozitive. Aktualisht në Komunën e Podujevës janë 167 raste aktive dhe 223 të shëruar. Shërim të shpejt të gjithë të infektuarve”, thuhet në njoftimin e komunës.