×
  • Lajme
  • Lajme

    1650 vetave u pranohet statusi i viktimës së dhunës seksuale në luftë, 90 prej tyre janë meshkuj

    FrontOnline
    21 Qershor 2024

    Mbi 2 mijë aplikime për status të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë janë dorëzuar në Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar.

    Nga 2083 aplikime, 1650 prej tyre janë pranuar.

    Kështu kanë bërë të ditur përmes një përgjigje me shkrim për “Front Online” nga ky Komision Qeveritar.

    1560 femrave u është njohur statusi si viktimë e dhunës seksuale, ndërsa 90 veta janë të gjinisë mashkullore.

    “Që nga fillimi i procesit të aplikimit me datë 05.02.2018 e deri më sot Komisioni ka pranuar gjithsej 2083 aplikacione, nga rastet e trajtuara 1650 aplikuesve u është njohur statusi viktimë e dhunës seksuale të luftës nga ta 1560 femra dhe 90 meshkuj”, thuhet në përgjigje.

    Duda Balje kritikon punën e Komisionin për Njohjen e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë luftës

    Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Viktimave të Dhunës Seksuale të Luftës, Duda Balje, ka kritikuar punën e komisionit për këtë kategori.

    Ajo ka deklaruar për “Front Online” se nuk është e kënaqur me përcjelljen e Komisionit ndaj viktimave.

     “Kemi pasur takime të shumta në Komisionin për vlerësim i cili është kompetent për verifikimin e statusit. Nuk jam e kënaqur me punën, kam  bërë disa here ankesa edhe publikisht, për përcjelljen e komisionit ndaj viktimave, mënyrën se si janë sjellë ata me personin”.

    Sipas Baljes, marrja në pyetje e viktimave është e papranueshme.

    Ajo thotë se viktima nëse refuzohet nga Komisioni ka të drejtë ankese.

    “Kemi dëgjuar që viktima ka bërë ankesa që i kanë thënë largo këmishën…etj e kjo për mua është e papranueshme. Dikush qe e ka quajtur vetën profesionist me bërë pyetje në këtë formë është e papranueshme, nëse viktima merr refuzim nga ta ka të drejtë me bërë ankesa”.

    “Statusi i viktimës fuqi e Kosovës përballë Serbisë”

    Balje aplikimin për statusin e viktimës e ka vlerësuar të rëndësishëm si fakt kundër Serbisë.

    “Statusi i viktimës është një fuqi e jona qe me ju dalë përball Serbisë sepse ata e kanë bërë këtë dhe  duhet ta pranojnë”, shprehet deputetja Balje.

    Aplikimi për verifikimin e aplikacioneve do të vazhdojë deri në muajin maj 2025.

    Personave që u njihet statusi i viktimës të dhunës seksuale të luftës marrin pension rreth 230 euro në muaj.

    Sipas ligjit në Kosovë, i cili është miratuar në vitin 2014, statusi i tillë i takon çdo personi, i cili arrin ta bindë një komision qeveritar se ka qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, përkatësisht në periudhën 27 shkurt 1998 – 20 qershor 1999./Front Online 

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, shoqëruar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci, shefi i Kabinetit, Ilir Kërçeli dhe këshilltarët, priti...
    Lajme11 Shtator 2024
    Sot Qeveria në mbledhjen e 220-të të saj miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Por,...
    Lajme11 Shtator 2024
    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është dhënë fjala përfundimtare në rastin ku Shaip Ferizi, Shqipe Avdiu, Arben Jashari, Mustafë Vitija, Hajdar Jashari,...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se deri tani i kanë nënshkuar katër marrëveshje me...
    Sport11 Shtator 2024
    Vetëm një muaj pas përfundimit të Lojërave Olimpike “Paris 2024”, Distria Krasniqi po vazhdon rrugën për medalje tjera olimpike. Puna tani më...
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se premtimi i Qeverisë Kurti për ndaljen e “gjakderdhjes financiare”...
    Vip11 Shtator 2024
    Brikenda sot po feston ditën e lindjes. Nuk munguan urimet e shumta nga miq e familjarë, shkruan “Kosovarja”. Edhe disa nga ish-banorët...
    Lajme11 Shtator 2024
    Grupi i Grave Deputete i Kuvendit të Kosovës sot do të pres në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Përmes...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti e ka pritur në një takim në zyrën e tij në Qeveri kryeparlamentaren e re të Shqipërisë, Elisa Spiropali....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.