×
  • Kronika
  • Kronika

    141 zyrtarë të Policisë së Kosovës të infektuar momentalisht me COVID-19

    FrontOnline
    12 Nëntor 2020

    Gjendja në Kosovë për shkak të pandemisë COVID-19 vazhdon të jetë e rëndë. Si pasojë e virusit korona, deri tani janë prekur mbi 25 mijë qytetarë, ndërsa rreth 800 të tjerë kanë vdekur.

    Madje, kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, mas marrjes së masave të reja anti-COVID, që pritet të hyjnë në fuqi nesër, ka thënë se që nga paslufta kjo është gjendja më e rënduar në vend.

    Që nga rasti i parë, ata të cilët po mbajnë rend dhe rregull, janë njësitet e Policisë së Kosovës, madje me orar të zgjatur. Por edhe në këtë institucion ka zyrtarë që vazhdojnë të jenë në vetëizolim, kjo për shkak se janë infektuar me virusin korona.

    Në një përgjigje për IndeksOnline, PK thotë se janë mbi 140 zyrtarë të infektuar.

    “Për momentin janë të prekur me COVID 19 rreth 141 zyrtarë të PK-së (policë dhe staf civil), ku dy nga këta janë duke u shëruar në spital, 139 janë në trajtim në shtëpi.”, thonë nga Policia.

    Janë pikërisht policët ata të cilët po zbatojnë edhe urdhërat e Qeverisë për qytetarët që thyejnë rregullat anti-COVID, veçmas për mbajtje të maskave. E numri i atyre që u dënuan s’është dhe i vogël.

    “Numri i gjobave qe ka shqiptuar policia nga 26.08.2020 (që kur ka filluar së implementuar ligji antiCOVID), është 72263 gjoba”, kanë thënë për portalin tonë Policia e Kosovës.

    Kujtojmë që Policia e Kosovës po punojnë me kapacitete të plota, ndërsa janë të vendosur në çdo cep të vendit.

    Nga Rubrika
    Kronika28 Nëntor 2024
    Një çift ka raportuar në polici se djali i tyre ka ushtruar dhunë psiqike. Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e së mërkurës...
    Kronika28 Nëntor 2024
    Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale në vazhdimësi e kishte ngacmuar një grua. I njëjti...
    Kronika28 Nëntor 2024
    Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti me qëllim të përfitimit të një kredi në një bankë komerciale, kishte...
    Të tjera
    Lajme29 Nëntor 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde ka theksuar se ua ka bërë të qartë liderëve të partive politike në Kosovë, se...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Në nivel klubesh, ai synon daljen në Evropë, por Kosova është zgjedhja e tij e vetme në nivel të kombëtareve. Igball Jashari...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Sot bëhen një vit nga vrasja e Liridona Ademajt. Aktakuzw për rastin nuk është ngritur ende. Prokuroria ka thënë se hetimet po...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi ka folur për “Front Online” lidhur me rastet e vdekjes të punëtorëve. “Deri me tani për...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Njohës të fushës së sigurisë, shqiptarë dhe serbë, kanë mendime krejtësisht të kundërta sa u përket nënstacioneve policore që Kosova ka nisur...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në konferencën e tij të fundit për media, është pyetur edhe për deklaratën për personat e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.