Katërmbëdhjetë persona kanë marrë lëndime dhe janë hospitalizuar, pas sulmit me armë në një funeral në Chicago të martën pasdite, shkruan CNN.
Gjendja e tyre shëndetësore ende është e panjohur, ka thënë Eric Arter nga Departamenti i Policisë së Chicagos.
Gjithë viktimat janë të moshës madhore. Të shtënat janë vetëm dëshmia e radhës për shpërthimin e dhunës në Chicago së fundi. Të hënën, 25 persona u qëlluan brenda një dite. Gjatë fundjavës, 63 persona ishin qëlluar dhe së paku 12 vdiqën.
Në ora 18:30 të martën, një veturë e zezë kaloi dhe një person ka shtënë te të pranishmit në një funeral, siç ka treguar Carter. Disa që ishin të pranishëm në ceremoninë mortore kanë filluar po ashtu të kundërpërgjigjen me armë. Vetura është përplasur dhe ndaluar, ndërsa sulmuesit kanë dalë nga vetura dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.
Një person është duke u intervistuar në lidhje me rastin. Policia ka gjetur 60 gëzhoja të plumbave në vend të ngjarjes.