Një në shtatë të rritur dhe një në tetë fëmijë kanë varësi ndaj ushqimeve të përpunuara. Sipas një studimi të publikuar së fundmi ka rezultuar se ushqimet e gatshme shkaktojnë pasojë të rënda shëndetësore, si kancer apo sëmundje të zemrës.
Një analizë e 281 studimeve nga 36 vende të ndryshme e publikuar në revistën shkencore “BMJ”, zbuloi se “varësia ndaj ushqimeve të përpunuara” ndodh në 14% të të rriturve dhe 12% të fëmijëve.
Shkencëtarët thanë se nëse disa ushqime të pasura me karbohidrate dhe yndyrna do të kategorizoheshin zyrtarisht si “varësi”, atëherë kjo mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit të njerëzve, pasi mund të bëjë që njerëzit t’i shmangin këto produkte./FrontOnline/