1347 raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë, ndërsa 84 pacientë janë të hospitalizuar
Gjatë 24 orëve të fundit nga 645 persona të dyshuar për virusin COVID-19 vetëm 42 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Përveç kësaj, në Kosovë gjatë kësaj periudhe janë shëruar edhe 54 pacientë, derisa nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes.
Numri total i rasteve pozitive është 15.705 raste nga 69.108 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 627 raste të vdekjes.
Së këndejmi, numri total i rasteve pozitive aktualisht në Kosovë është 1347.
Edhe numri i pacientëve të hospitalizuar në Kosovë ka rënë. Gjatë ditës së djeshme, në Klinika dhe Spitale ishin të shtrirë 92 pacientë, derisa sot janë 84.
Prej tyre, 51 pacientë janë të shtruar në QKUK dhe Klinikat e saj, ndërsa 33 janë në spitale të tjera.