×
  • Lajme
  • Lajme

    12 policë me CoViD-19 në gjendje të rëndë shëndetësore

    FrontOnline
    24 Gusht 2020

    12 zyrtarë policor janë të shtrirë së spital, shumica prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Në këtë institucion janë gjithësej199 policë të infektuar më COVID-19.

    “Aktualisht i kemi 199 zyrtarët policor të infektuar, prej tyre 187 janë në shtëpi duke marrë shërim dhe 12 janë në spital, disa prej tyre fatkeqësisht në gjende të rënd. Deri sot i kemi shtatë raste që kanë humbur jetën, ndërsa si rezultat i këtyre kontakteve me këta zyrtarë i kemi 447 zyrtarë në vetë izolim. Numri total i vetë izoluarave e është 1705, ndërsa 293 janë shëruar”, ka përfunduar Ahmeti.

    E gjatë kryerjes së detyrës, nuk ishin të pakta rastet kur policët hasën në rezistencë nga qytetarët, madje duke ua rrezikuar edhe jetën.

    Një i tillë ndodhi edhe me 14 gusht, kur dy zyrtarë policorë hasën në rezistencë nga dy qytetarët në Ferizaj.

    Ata nuk pranuan t’i respektojnë vendimet e institucioneve shtetërore për COVID-19 duke u konfrontuar me dy policë.

    Kjo i ka shqetësuar zyrtarët e lartë të Policisë së Kosovës.

    Sipas Drejtorit të Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës, Afrim Ahmeti në këtë rast, zyrtarët policorë kishin të drejtë t’i përdornin edhe armët për vetëmbrojtje.

    “Polici i ka autorizimet për me i përdorë pajisjet nëse rrezikohet jeta e tij apo qytetarëve të tjerë, në rastin konkret ka qenë jashtëzakonisht e rrezikuar jeta e zyrtarëve policorë dhe ka mundur shumë lehtë me ardh deri te përdorimi i armës, të gjitha kushtet janë plotësor për me u përdorë edhe arma e zjarrit. Apelojmë te qytetarët që t’i binden urdhëratave të policëve”, tha Ahmeti.

    Megjithatë numri i rasteve të sulmeve ndaj zyrtarëve policorë ka rënë në krahasim me vitet e kaluara.

    “Viti 2018 që kanë qenë 180 raste, ndërsa në vitin 2019, 139 raste. Do të thotë vërehet një rënie të rasteve. Gjithashtu, në krahasimin me vitin 2019-20, janar-gusht edhe pse gushti ende nuk ka përfunduar kemi pas 80 raste, ndërsa në 2020 75 raste ose një rënie për 6 përqind”, potencoi Ahmeti./Objektiv/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.