×
  • Lajme
  • Lajme

    11 vatra aktive zjarri në Kosovë, situata më e rënduar te Bjeshkët e Nemuna

    FrontOnline
    04 Gusht 2021

    Në disa rajone të Kosovës gjatë ditëve të fundit janë përhapur zjarre për shkak të temperaturaturave të larta verore, përderisa ka dyshime se të njejtit po ndizen qëllimisht nga dora e njeriut.

    Numri i vatrave aktive me zjarr në vend aktualisht janë 11.

    Kështu ka bërë të ditur për Front Online zëdhënësi i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, Nehat Koqinaj.

    “Vatrat e zjarrit janë të menaxhueshme nga kapaciteti lokal dhe qendror ”, tha ai.

    Situata më e rënduar në këtë drejtim, sipas tij, vazhdon të jetë në Bjeshkët e Nemuna.

    Madje në fshatin Bogë janë djegur edhe dy shtëpi vikendi, tha Koqinaj për Front Online.

    “Në fshatin turistik Bogë jane djegë dy shtëpi vikendi ndërsa 3 janë shpëtuar. Në reagim përveq njësive profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit, njësia e FSK-së është në reagim, ndërsa mbështetja nga kapaciteti i KFOR-it ofrohet bazuar në kërkesat, edhe sot ka reaguar në zonën e Bjeshkëve të Nemuna”, tha Koqinaj për Front Online.

    Ndërsa Komuna tjera të prekura është edhe Komuna e Kamenicës, Malisheva, Klina, Gjakova dhe Drenasi, ku në secilën prej tyre është nga një ekip.

    “Vatra zjarri janë shfaqë në orët e paradites edhe në Prizren,  të cilat janë të menaxhueshme dhe pa rrezik për zhvillim më tutje- shtrirje. Në Komunë të Gjakovës në dy lokacione, tani më të shuara. Deçan gjithashtu, një lokacion i shuar, Malishevë në Ngucat dhe Javor”, u shpreh Koqinaj.

    Koqinaj tha për Front Online se në rast se është e nevojshme do të kërkohet edhe ndihmë.

    “Ndihma dhe mbështetja për nivelin Komunal ofrohet nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent në kuadër të MPB-së. Ndihmë do të kërkohet në rast kur vendi vlerëson se i ka shterrë gjitha kapacitetet për reagim dhe menaxhim nga vendet ku Kosova ka marrëveshje bashkëpunimi për ndihmë reciproke, dhe Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile”, tha ai.

    Ende nuk ka të dhëna të sakta për dëmet e shkaktuara nga zjarri, por vlerësohet se nga zjarret janë përfshirë  mbi 70 hektarë sipërfaqe pyjore. /Front Online/

     

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës. Prokuroria ka bërë të ditur se ngjarja ka...
    Lajme01 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zv.kryeministrin Besnik Bislimin dhe ministat e udhëheqësit e institucioneve dhe dikastereve relevante nesër, e enjte,...
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...
    Sport01 Maj 2024
    Ekipi i Kosovës në boks më 3 maj do të udhëtojë për në Shkup që të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Gongu...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.