×
  • Lajme
  • Lajme

    11 mësimdhënës dhe 9 nxënës të infektuar në shkollat e Mitrovicës

    FrontOnline
    22 Shkurt 2021

    Gjendja e përgjithshme pandemike nëpër shkollat e komunës së Mitrovicës aktualisht është stabile dhe pa ç’rregullime të mëdha të procesit mësimor.

    Që nga fillimi i vitit të ri shkollor në Mitrovicë me Covid-19 janë infektuar 11 mësimdhënës dhe 9 nxënës, ndërsa aktualisht në këtë komunë nga gjithsej 32 shkolla, 30 janë duke zhvilluar mësimin sipas skenarit A.

    Ismet Ferizi, drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Mitrovicë, ka bërë të ditur për KosovaPress, se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përgatitur tre skenarë të ndryshëm për fillimin e vitit të ri shkollor në kohë pandemie, skenari A që nënkupton mësimin fizik në shkolla, skenari B mësimin e kombinuar, dhe skenari C mësimin online nga platforma të ndryshme.

    Sipas tij, institucionet përgjegjëse komunale kanë arritur t’i dalin përballë jashtëzakonisht mirë kësaj situate, pavarësisht rrethanave të krijuara.

    Ferizi: Fati ka dashur por edhe organizimi ynë ka bërë që situata të menaxhohet mirë

    “Shumica e shkollave që gjithsej janë 32, nuk e kanë ndërprerë punën asnjëherë me skenarin A…Deri tash I kemi të regjistruar vetëm 9 nxënës të infektuar me covid-19, kurse numri I mësimdhënësve të infektuar ka qenë 11, mbase ky numër lëvizë nga dita në ditë, por aktualisht është ky numër, që konsideroj se nuk është edhe aq shqetësues…Aktualisht gjendja është stabile dhe nuk kemi ç’rregullime të mëdha të procesit mësimor…Mund të them se I kemi dalë përballë shumë mirë kësaj situate krahasuar me rrethanat që kanë qenë. Fati ka dashur, por edhe organizimi ynë e ka bërë të veten që kjo punë të menaxhohet në formë të mirë”, ka thënë Ferizi.

    Edhe Vejsel Abdurrahmani, koordinator i cilësisë në shkollën e muzikës “Tefta Tashko”, në Mitrovicë, theksoi se gjendja aktuale sa i përket pandemisë është stabile.

    Abdurrahmani: Jemi me fat që virusi nuk është shpërndarë tek nxënësit

    “Nga gjithsej 29 arsimtarë, 7 arsimtarë në gjysmëvjetorin e parë kanë qenë të infektuar me covid-19, mirëpo për fat të mirë nxënësit nga shkolla e mesme nuk janë infektuar dhe kemi qenë shumë me fat si shkollë që nuk ka ardhur deri te shpërndarja e virusit edhe tek nxënësit…Aktualisht shkolla ka kaluar në skenarin A, gjendja është stabile, nuk ka evidentim të ndonjë rasti brenda shkollës”, u shpreh Abdurrahmani.

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikon rezultatet e ’Raportit monitorues: “Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022-2031” për periudhën...
    Lajme26 Prill 2024
    Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuzuarve Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, të cilët ngarkohen për vrasje...
    Lajme26 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se ka rekomanduar suspendimin e një togeri policor, pasi dyshohet se i njëjti ka...
    Të tjera
    Vip26 Prill 2024
    Sara Gjordeni dhe Bardhi janë dy ish-konkurrent të formatit më të ndjekur në Shqipëri, ‘BBV3’, rrugëtimi i të cilëve përfundoi pak javë...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha...
    Lajme26 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik, se, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orëve, të dyshuarin...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë armë dhe pajisje në Ukrainë këtë javë, ka thënë të premten presidenti amerikan Joe Biden. Duke...
    Sport26 Prill 2024
    Prokuroria në Gjilan ka dhënë një kërkesë të cuditshme pas rrahjes fizike që drejtori sportiv i klubit “Drita”, Valon Zymberi ia bëri...
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique është i bindur se ekipi i tij do të jetë më i mirë në sezonin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.