
Klinika Infektive në QKUK ka njoftuar se aktualisht janë duke marrë trajtim 10 pacientë të infketuar me Covid-19, shtatë prej tyre janë në gjendje stabile, tre janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, ndërkaq njëri nga ta është në gjendje më të rënduar dhe është duke u trajtuar në repartin e mjekimit intensiv, përcjell Front Online.
“Në repart vazhdojnë trajtimin 2 pacientë të cilët kanë rezultuar negativ në testimin e fundit për Covid 19, por që kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive , si dhe në pritje të rezultateve janë 5 pacientë”, thuhet në njoftimin e Infektives.
Njoftimi i plotë i Klinikës Infektive:
RAPORT NGA KLINIKA INFEKTIVE-QKUK
Në Klinikën Infektive- QKUK, sot më 30/05/2020, janë të hospitalizuar 17 pacientë..
Prej tyre, me Covid 19 janë gjithsej 10 pacientë.
Nga 10 pacientë të infektuar me Covid 19:
• 7 pacientë janë në gjendje stabile;
• 3 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve njeri është në gjendje më të rënduar duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv.
Në repart vazhdojnë trajtimin 2 pacientë të cilët kanë rezultuar negativ në testimin e fundit për Covid 19, por që kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive , si dhe në pritje të rezultateve janë 5 pacientë.
(Raporti: Dr. S. Namani)