Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 55 aksidente trafiku.
Nga kjo shifër, 1 aksident ka përfunduar me fatalitet, 23 me persona të lënduar dhe 31 vetëm me dëme materiale.
Për personat që kanë shkelur rregullat e trafikut janë shqiptuar 858 tiketa trafiku.
Tiketa të shqiptuara në bazë të ligjit COVID-19 janë shqiptuar 539.
Policia njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 10 persona, 3 janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit.