×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Zyra e Qendrës Historike të Prizrenit ende nuk është funksionalizuar

    FrontOnline
    17 Korrik 2020

    Komuna e Prizrenit ende nuk e ka funksionalizuar Zyrën e Qendrës Historike të Prizrenit, edhe pse vendimi për themelimin e saj ishte votuar në maj të vitit 2019 nga anëtarët e Kuvendit të Komunës.

    Këtë lajm e ka bërë të ditur OJQ “Ecë ma Ndryshe”, e cila ka theksuar se në vendimin e Kuvendit të Komunës thuhej se Zyra për Qendrën Historike të Prizrenit do të funksionoj si zyre e veçantë në kuadër të Zyrës së Kryetarit të Komunës së Prizrenit, dhe se do të ketë udhëheqësin e zyrës dhe dy zyrtarë. Për zbatim të këtij vendimi, Kuvendi kishte obliguar Zyrën e Kryetarit të Komunës.

    Komuna e Prizrenit në përgjigjen e saj ka ofruar disa arsye për mos funksionalizimin e deritanishëm të Zyrës për Qendrën Historike të Prizrenit: “Zyra për Qendrën Historike të Prizrenit ka për qëllim të krijojë koordinim sa më të mirë mes institucioneve që kanë të bëjnë me Qendrën Historike. Funksionalizimi i kësaj qendre është shtyrë për shkak se ende nuk është arritur që të bëhet rekrutimi i stafit, për shkak të pengesave administrative të cilat janë amendamenti i Ligjit për Zyrtarët Publikë, planifikimi i stafit, ndryshimi i numrit të ministrive në qeveri dhe konfirmimet që presim nga ministritë përkatëse. Po ashtu një prej arsyeve është edhe pandemia COVID-19, e cila ka ngadalësuar procedurat administrative. Është bërë planifikimi për rekrutim të stafit dhe pritet konfirmimi nga ministria përkatëse”.

    EC përkujton se dispozitat e Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit (Ligji Nr. 04/L-066 i aprovuar në vitin 2012) parashohin që Komuna e Prizrenit të themelojë një Zyrë për Qendrën Historike të Prizrenit, me qëllim të: koordinimit të veprimeve që lidhen me mbrojtjen, zhvillimin dhe promovimin e Qendrës Historike të Prizrenit, përfshirë asistencën ndërkombëtare; informimit të publikut mbi rëndësinë dhe statusin e mbrojtur të Qendrës Historike të Prizrenit; promovimit dhe zhvillimit të Qendrës Historike të Prizrenit si destinim turistik me një trashëgimi kulturore të pasur; nxjerrjes dhe shpërndarjes së informatave të sakta sa i përket Qendrës Historike të Prizrenit, përfshirë hartat informuese, listën e shërbimeve të ofruara, agjendat kulturore dhe reklamat.

    Duke marrë parasysh faktin se trashëgimia kulturore është njëra nga prioritetet e qeverisë aktuale komunale, EC Ma Ndryshe i bën thirrje Ekzekutivit komunal që të ndërmarrë veprime urgjente për funksionalizimin e Zyrës së Qendrës Historike të Prizrenit dhe të mundësojë pa vonesa të mëtejme që ajo ta ushtrojë rolin për mbrojtjen, zhvillimin dhe promovimin e zonës së mbrojtur të qytetit.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave Hekuran Murati sot do të mbajnë konferencë për media. Konferenca do të nisë në ora...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Punonjësve të Sektorit Privat, ka shprehur shqetësimin e tij për dështimin e Qeverisë “Kurti” në realizimin...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Hykmete Bajrami e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar ndaj ministrit Murati i cili dje foli rreth subvencionimit të faturave të energjisë...
    Të tjera
    Sport22 Dhjetor 2024
    Peja ka fituar derbin e javës së 13-të të Superligës, duke mundur Trepçën me shifrat 65:64 (27:17, 17:14, 10:23, 11:10). Vendasit e...
    Sport22 Dhjetor 2024
    Oleksandr Usyk, mbetet ‘mbreti’ i ringut. Kështu 37-vjeçari arrin ta mbrojë titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë. Ai ka...
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Dikush dyshohet se i ka dëmtuar disa vazo të luleve nga mermeri të varrezave të cilat gjenden në rrugën magjistrale Prishtinë më...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Banorët e Big Brother VIP Kosova 3, Sara dhe Driloni sa shkon e po afrohen më shumë bashkë. Në orët e vona...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Festat e fundvitit kanë rritur edhe çmimet në treg. Kështu thonë qytetarët të cilët ankohen se çmimet e produkteve në prag të...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka emëruar producentin televiziv britanik Mark Burnett si të dërguarin e tij të posaçëm në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.