×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Zgjatet afati për aplikim për programin e vetëpunësimit për personat e riatdhesuar

    FrontOnline
    31 Gusht 2020

    Me qëllim të ofrimit të mbështetjes për personat e riatdhesuar në Kosovë, në realizimin e planeve të tyre të biznesit, dhe si përpjekje e shtuar për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike gjatë përballjes me pandeminë COVID-19, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) – Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK), ka zgjatur afatin e thirrjes për aplikim për programin e vetëpunësimit për personat e riatdhesuar deri më datë 16 shtator të këtij viti.

    Kjo shtyrje sipas ministrisë, është bërë në bashkëpunim me programin për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), me mbështetje nga departamenti për riintegrimin e personave të riatdhesuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    “Qëllimi i Programit të Vetëpunësimit është të mbështesë personat e riatdhesuar të regjistruar të papunë në krijimin e planeve të realizueshme të biznesit që janë në gjendje t’i mbijetojnë tregut konkurrues duke promovuar vetëpunësimin si masë aktive të tregut të punës. Mbështetja me grante do të ofrojë mjete/pajisje teknike për realizimin e Planit të Biznesit. Formularin dhe informacionet tjera mund ti gjeni në adresat elektronike https://mpms.rks-gov.net/shpallje/njoftime/ dhe https://aprk.rks-gov.net/sq-AL/Content/Documents?doctype=2/dhe në secilën Zyre të Punësimit në Kosovë”, thuhet në njoftimi.

    Nga Rubrika
    Kronika15 Gusht 2025
    Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se lidhur me të dyshuarin Mefail Shkodra për vrasjen e trefishtë ne Gjilan, që nga vitit...
    Kronika15 Gusht 2025
    Policia e Kosovës ka shqiptuar 2361 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit. Në 24 orët e fundit janë...
    Lajme15 Gusht 2025
    Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pasi prokuroria e Dhomave të Specializuar ka kërkuar që Hashim Thaçit t’i ndalohen vizitat në...
    Të tjera
    Kronika15 Gusht 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një femër në Prishtinë. Që nga 14 gushti, ajo ka dal nga shtëpia dhe...
    Bota/Rajoni15 Gusht 2025
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, po përgatiten për një samit të shumëpritur në Alaska mbi luftën në...
    Kronika15 Gusht 2025
    Një grabitje e armatosur është raportuar në komunën e Novobërdës, ku tre persona të dyshuar kanë sulmuar dhe grabitur dy meshkuj kosovarë....
    Kronika15 Gusht 2025
    Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të dhunimit. Sipas raportit 24 orësh të...
    Lajme15 Gusht 2025
    Punimet në afat rekord siç janë kryer në rrugën Mushtisht-Shtërpcë nuk ka ndodhur edhe në shumë projekte të rëndësishme infrastrukturore gjatë periudhës...
    Kronika15 Gusht 2025
    Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka zhvilluar një operacion të befasishëm në pjesën veriore të Prishtinës, ku ka arrestuar një person të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.